Ka një ide për startin e sezonit 2020/21 në La Liga, Tebas tregon datën - Gazeta Express
string(70) "ka-nje-ide-per-startin-e-sezonit-2020-21-ne-la-liga-tebas-tregon-daten"

Ka një ide për startin e sezonit 2020/21 në La Liga, Tebas tregon datën

Gazeta Express

01/06/2020 18:56

12 shtatori është caktuar si data e mundshme e startit të sezonit 2020/21 në La Liga

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, La Liga u ndërpre për më shumë se dy muaj.

Lexo Edhe:

Normalitet tanimë po rikthehet dhe me 11 qershor, do të rinisë sezoni aty ku ka mbetur.

Përfundimi do të jetë me 19 korrik, diçka e pazakontë, pasi këto kohë veçse ekipet nisnin përgatitjet për sezonin e ri.

Sido që të jetë, edhe për shkak të Champions League që planifikohet të luhet në gusht, gjitha ligat e evropiane do të startojnë sezonin e ri me vonesë.

Numri një i La Ligës, Javier Tebas, ka treguar se tashmë në Spanjë kanë në kokë një datë për startin e edicionit të ardhshëm.

“Synimi jonë është që sezoni në La Liga për 2020/21 të startojë me 12 shtator”, u shpreh ai. /Gazeta Express/