Ish-gjyqtari Simmons kërkon të dëshmojë në Kuvend, thotë se EULEX-i i dorëzoi dosje Serbisë - Gazeta Express
string(90) "ish-gjyqtari-simmons-kerkon-te-deshmoje-ne-kuvend-thote-se-eulex-i-i-dorezoi-dosje-serbise"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2021 10:58

Ish-gjyqtari Simmons kërkon të dëshmojë në Kuvend, thotë se EULEX-i i dorëzoi dosje Serbisë

Lajme

Gazeta Express

19/06/2021 10:58

Ish-gjyqtari i EULEX-it Malcolm Simmons ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta hetojë Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Simmons ka shkruar në Twitter se një hetim parlamentar mes tjerash duhet të jetë edhe dorëzimi në Serbi i dosjeve të prokurorisë për krimet e kryera në Kosovë, nga ana e EULEX-it.

Lexo Edhe:

“Çështjet që duhet të jenë objekt i një hetimi parlamentar përfshijnë: 1. EULEX-i i dorëzon Serbisë dosjet e prokurorisë në lidhje me krimet e luftës të kryera në Kosovë; 2. Pretendimet e dokumentuara të ndërhyrjes në gjykimet penale; 3. Pretendimet e dokumentuara të manipulimit të dëshmitarëve të mbrojtur”, ka shkruar Simmons.

Simmons ka kërkuar që të dëshmojë para Kuvendit të Kosovës, për siç ka thënë shtrembërimin e drejtësinë në Kosovë nga ana e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, vendimi për t’i dëgjuar këto prova në Kuvend është një test i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe për vetë Kuvendin.

“Qëllimi im është që të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si Bashkimi Evropian e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë. Vendimi për t’i dëgjuar apo jo provat e mia do të jetë një test i rëndësishme për Parlamentin dhe për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Simmons.

Gazeta Express ka dërguar pyetje tek zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi lidhur me atë se a do t’i mundësohet ish-Gjykatësit të EULEX-it, Malcolm Simmons për të dëshmuar në Kuvend por që i njëjti s’ka kthyer përgjigje.

Simmons i ka dërguar letër edhe kryeministrit Kurti para disa ditësh ku i ka bërë të ditur se ka 3 muaj që ka kërkuar të raportojë në Kuvend për skandalet dhe gjykimet e padrejta nga EULEX.

Ai edhe nëpër deklarata publike ka shprehur vullnetin të raportojë dhe të ndihmojë institucionet në hetime me punën e EULEX-it në Kosovë.

Simmons, ka punuar si gjykatës në gjykatat e Kosovës që nga viti 2008 dhe në Misioni Evropian pȅr Sundim tȅ Ligjit-EULEX, deri në vitin 2017./GazetaExpress/