E Premte, 24 Maj 2013E Premte, 24 Maj 2013

Ndikimi i vogėl i DB-sė

11 Korrik 2012 10:36, Nga Ibrahim Rexhepi

Se lista ranguese e Bankės Botėrore - “Doeing Business” nuk ėshtė udhėrrėfyesi i vetėm pėr investuesit e jashtėm, mė sė miri e dėshmon rasti i Maqedonisė dhe i Kroacisė. Derisa e para qė gjendet nė vendit e 38-tė pėr gjashtė vjet ka afėr dy miliardė euro si IHD, e dyta – nė vendin e 84-t ka pėrfituar tetė herė mė shumė.

Kroacia, nga nėntė kritere qė analizon Banka Botėrore pėr mundėsitė e bėrjes biznes, vetėm nė dy prej tyre qėndron mė mirė se Maqedonia. Kjo ka ndikuar qė nė renditjen e pėrgjithshme shteti ynė fqinj tė zė vendin e 38-tė, ndėrsa mė tė mirėt krahasuar me vendet e tjera tė rajonit, e Kroacia tė renditet e 84-ta. Mirėpo, kjo nuk kishte ndonjė ndikim tė madhe kur janė nė pyetje investimet e huaja direkte- qė nga viti 2005 e deri nė qershor tė vitit tė kaluar, Maqedonia pėrfitoi afėr dy miliardė euro, ndėrsa Kroacia tetė herė mė shumė – 16 miliardė euro.

Si njė ilustrim tjetėr rreth raportit tė kėsaj liste me IHD-tė e njė vendi shėrben edhe rasti i Kosovės. Ajo vjet radhitej nė vendin e 119-tė, por nga viti 2007 e deri nė fund tė vitit 2011 nga investuesit e huaj ka marrė njė miliardė e 855 milionė euro.

Njė shpėrputhje kaq e madhe ndėrmjet renditjes nė listėn e Bankės Botėrore pėr bėrjen e biznesit “Doeing Business”, tregon qartė se ajo nuk shėrben si udhėrrėfyesi i vetėm pėr investuesit. Ka edhe shumė kritere qė gjinden jashtė kėsaj liste, por qė mund tė sigurohen nga raportet e tjera apo pėrmes vlerėsimit individual pėr gjendjen e pėrgjithshme brenda njė vendi.

Kroacia qėndron shumė mė poshtė se Maqedonia kur ėshtė nė pyetje nisja e biznesit, regjistrimi i pronės, marrja e kredisė, mbrojtja e investimeve, niveli i taksave dhe qarkullimi kufitar. Sipas disa vlerėsimeve, kėto janė kriteret themelore qė do tė duhej tė ndikonin nė nisjen e biznesit, por edhe nė zhvillimin e tij. Nėse pėr vlerėsim merren vetėm kėto kritere, atėherė logjikisht se Maqedonia do tė duhej tė ishte shumė mė larg se Kroacia dhe Kosova. Mė saktėsisht do tė duhej tė ishte model pėr tė gjitha vendet e rajonit.

Por, ėshtė e qartė se nė nivelin e investimeve tė huaja direkte ndikim tė madh kanė disa kritere tė tjera, qė nuk mund tė gjinden nė kėtė listė. E para, pozita strategjike: Kroacia gjendet shumė afėr Evropės Perėndimore dhe me lidhje shumė tė mira me vendet e Evropės Qendrore dhe asaj Juglindore. Ka dalje nė det, me turizėm qė ėshtė nė garė pėr tė arritur standardet evropiane, por edhe me shumė porte pėr qarkullimin e mallrave. Ka potenciale tė mėdha energjetike, burime tė naftės, rafineri dhe gati asnjė kontest me fqinjėt. Me Slloveninė ka disa mosmarrėveshje rreth kufijve dhe disa ishujve, por nė dukje nuk janė tė patejkalueshėm.

Maqedonia ėshtė njė rast tjetėr. Ka sipėrfaqe mė tė vogėl se Kroacia, kjo nėnkupton edhe numrin e vogėl tė konsumatorėve, resurse tė kufizuara natyrore, lidhje vetėm me vendet e Ballkanit, njė rafineri, por pa asnjė pikė naftė nga burimet vendore dhe njė konspekt tė madh me Greqinė- emrin e shtetit, i cili ėshtė bėrė pengesė pėr integrimin e saj nė shumė institucione ndėrkombėtare si edhe nė procesit integruese rajonale e mė gjerė.

Kosova qėndron edhe mė keq. Ndonėse ėshtė anėtare e Bankės Botėrore dhe e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, ajo edhe mė tutje nuk ėshtė pjesė e OKB-sė dhe kjo paraqet problem serioz pėr krijimin e raporteve politike e ekonomike me shumė vende e institucione. Ka resurse natyrore, por qė nuk janė pjesė e ofertės pėr investuesit. Nė rastin e parė, eksploatimi i qymyrit ndėrlidhet me konfuzionin qė ende mbretėron pėr ndėrtimin e termocentralit “Kosova e Re”, ndėrkaq eksploatimi mineraleve tė metaleve me ngjyrė ėshtė peng i situatės absurde nė tė cilėn gjendet “Trepēa”. Ardhmėria e saj duhet tė vendoset nga gjykatat, tė cilat institucioneve kosovare ua kontestojnė tė drejtėn qė tė vendosin pėr perspektivėn e saj. Fatkeqėsisht kėtė pozitė e ka pranuar edh Qeveria e Republikės sė Kosovės. Pas kėsaj ėshtė edhe konflikti i ngrirė nė veri, i cili tremb secilin investues serioz, meqenėse ata nuk mund tė besojnė nė premtimet e qeverisė pėrderisa ndikimi i saj nuk shtrihet nė tėrė vendin. Pra, ky konflikt aktualisht i heshtur mund tė jetė vatėr e destabilizimit. Ka potenciale pėr zhvillimin e bujqėsisė, por sado qė kjo degė ėshtė interes strategjik i qeverisė, megjithatė nuk gėzon ndonjė mbėshtetje krahasuar me degėt e tjera. Ta zėmė, tregtia ka njė pozicion mė tė mirė nė raport me bujqėsinė, jo vetėm pėr shkak tė numrit tė madh tė ndėrmarrjeve qė merren me kėtė veprimtari, por ka privilegjin qė mė lehtė tė marrė para hua nga bankat, ndėrkaq orientimi qė arka e shtetit tė mbushet nga kufiri (importi i mallrave) vetvetiu kėsaj dege i krijon qėndrueshmėri mė tė madhe nė raport me tatimpaguesit e brendshėm. Madje, kjo qasje e tėra zhvillohet nė dėm tė bujqėsisė. Ajo po shkatėrrohet pėr shkak tė botėkuptimit ngurtė pėr tregtinė e lirė, i cili nė rrethanat kosovare nėnkupton tregun anarkik, ku prodhuesi vendor ėshtė i injoruar. Dhe, pėr shkak tė tregut tė etur pėr tė gjitha llojet e prodhimit, lulėzon kontrabanda e cila, pos dėmit qė vjen nga evazioni fiskal, minon edhe ēdo iniciativė pėr investime nė prodhim. Ndėrkaq, turizmi mund tė jetė vetėm njė ėndėrr e mirė, pėrkundėr bukurive natyrore qė ka vendi. Falė guximit tė investuesve privatė, kryesisht vendorė, janė ngritur disa kapacitete hoteliere, por pa njė koncept tė caktuar, ndėrsa shumė vende atraktive pėr turistėt janė tė paarritshme pėr turistėt pėr shkak tė nivelit tė dobėt tė rrugėve, kurse qėndrimi ėshtė i parehatshėm meqenėse shpesh ka ndėrprerje tė furnizimit me energji elektrike. Dhe, krejt nė fund, zhvillimi i kėsaj dege do tė ishte pa ndikim nėse ajo nuk ėshtė nė funksion tė nxitjes dhe tė promovimit tė ofertės prodhuese vendore. Cili do tė ishte fitimi nėse turistit qė ka shprehur disponimin tė shijojė vlerat e Kosovės, t’i ofrohen produkte nga Serbia?

Tė gjitha kėto, sė bashku me faktin se Kosova mban vendin e 119-tė nė listėn “Doing Bussines” , kanė ndikim esencial nė vendimin e investuesve pėr orientimin e kapitalit tė tyre. Tė dhėnat , si pėr Kosovėn, ashtu edhe pėr shtetet e tjera, tregojnė se kur janė nė pyetje investimet, nuk ka qenė pa ndikim kriza globale e para tri vjetėve, por as kriza evropiane e borxheve. Por, megjithatė, ndikim serioz ka oferta dhe rrethanat e pėrgjithshme brenda njė shtetit. Madje duket se kėto tė jenė mė me ndikim sesa lista e Bankės Botėrore, fakt qė e dėshmon rasti i Kroacisė.

Qeveria e Kosovės, duke nėnkuptuar tė gjithė dikasteret e saj, ėshtė duke bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr ndryshimin e pozicionit tė Kosovės nė listėn e Bankės Botėrore . Pėrmes intervenimeve nė ligje ėshtė eliminuar leja e punės, ėshtė reduktuar numri i dokumenteve pėr eksport dhe pėr import; regjistrimi i biznesit bėhet pa pagesė dhe ėshtė reduktuar apo ėshtė eliminuar kėrkesa pėr kapital themeltar. Tė gjitha kėto mund tė kenė ndikim nė listėn DB, por nuk do ta bėjnė Kosovėn atraktive pėr investuesit e huaj nėse nuk arrihet shkallė mė e lartė e sigurisė politike e ekonomike, pėrderisa nuk reduktohet anarkia nė treg dhe nuk reduktohet nė minimum niveli i korrupsionit, duke filluar nga qarqet qeveritare. Qė tė gjitha kėto nuk arrihen vetėm me miratimin e ligjeve, por kėrkohet vullnet pėr veprim. Ndėrkaq, Qeveria e Kosovės i ka tė gjitha: ligjet, institucionet, task-forcat..., i mungon vetėm vullneti. Nė kėto rrethana ajo mund ta pėrmirėsojė renditjen e vendit nė listat qė marrin pėr bazė vetėm atė qė shkruan nė ligje, por ai nuk do tė jetė atraktiv pėr investuesit.

Komentet ()