E Premte, 24 Maj 2013E Premte, 24 Maj 2013

Nėse natyra ėshtė Zot…

13 Mars 2011 12:22, Nga Artan Mustafa

Natyra duhet tė mbrojė Tokion. Pėr miliona vlera dhe vepra kudo. Pėr njė klub jazzi nė Shinjku qė s’ka vend mė shumė se pėr dhjetė persona e qė ēifti i vjetėr e mban pėr hatėr tė shpirtit. Pėr njerėzit.

Nė fillim gjithēka ėshtė shumė dhe e re. Ngjyrat e forta kudo, rrugėt e ngushta sikur tė jenė vizatuar, pėrsėritja mekanike e mirėseardhjeve nė dyqane, adaptimi karakteristik i shprehjeve nga anglishtja, radhėt duke pritur pėr tė ngrėnė njė racion ramen (njėfarė sinonimi i pasulit te kosovarėt), veshjet mė tė ekspozuara tė vajzave se gjithkund tjetėr etj., janė absolutisht hutuese. Por tė premten mė 11 mars, pas gati gjashtė muajsh qė kur jam kėtu, po nisesha nė njė ditė krejt rutinore nė Tokio. Njė shokut nė Kosovė i bėhej qejfi kur vishja kėmishė, kėshtu qė me tė parė se kishte diell tė mirė, qė nuk ėshtė e pazakonshme pėr dimėr kėtu, ishte krejt e qartė si do tė dukem. Nė furrėn nė fqinjėsi ndalova pėr tė marrė kifle tė freskėta pėr mėngjes bashkė me kafe. Shumė shpejt mė pas isha duke parė pamje nga treni elektrik qė ēon prej qendrės sė Tokios nė drejtim tė Odaibas. Me siguri kjo ėshtė ndėr gjėrat mė tė zakonshme qė ēdo vizitor jeton nė Tokio. Natyrisht se jetojmė nė njė kohė kur edhe preferencat e tilla shpesh pėrcaktohen nga doracakėt mė tė shitur. Sidoqoftė, pamjet pothuajse futuristike dhe gjigante janė njėra nga faqet e Tokios sė sotme.

Nė qendrėn Tokyo Big Sight, ku disa nga ekspozitat ishin nė ditėn e fundit para mbylljes, shumė veta mė thonė se ėshtė hera e parė qė takojnė njė kosovar. Mė shkon mendja tek dy opsione: i pari, qė edhe po tė jenė goxha kosovarė do tė jenė prapė pak nė masėn e kėtij qyteti dhe, tjetri, ndoshta ndonjė prej tyre deklarohet si italian, zviceran etj. Fundja, ē’rėndėsi ka? Kėtu si kosovar je ‘fytyrė europiane’. Po, nė Azi pėrfundimisht ne konfirmohemi europianė. Shpesh ky fakt ma tėrheq njėrėn buzė duke nxjerrė njė tė qeshur tė re. Njė drejtues i njė kompanie nga Taiwani, qė po ekspozonte produktet e tij tė drurit, definitivisht nuk e pėrjashtoi mundėsinė e investimit nė Kosovė. Duhet tė bėhemi gati pėr investime tė huaja, mė nė fund. Pastaj vjen njė ēast kur, sikur kur i fshijmė duart prej drekės, ndjehesh i mbushur edhe prej gjėrave tė tilla. Por, pėrpara se tė kthehem nė qytet, pse tė mos ecė Odaibas pėr tė shijuar panoramat spektakolare qė ofron ishulli artificial i ndėrtuar dekada mė parė mbi oqean. Prej njė kopje tė statujės sė lirisė, njė ‘mini-qyteti’ francez (me qė ra fjala, kėtu tė bėhet sikur Franca personifikon njė fotografi pothuajse romantike nė imagjinatėn lokale) deri te dinamika e portit dhe peshkatarėt e sezonit tė dimrit.

Si shumė tė tjerė kam menduar se tė jesh popullatė e vogėl shkon me mundėsitė e njė jete mė tė mirė, por kėtu definitivisht njeriu bindet nga avantazhet e dendėsisė. Nuk po flas pėr fragjilitetin e tij, ajo ėshtė ēfarė pason, por pėr krijimin.

Pothuajse e kisha kaluar njė urė kur dridhja e parė e tėrmetit u ndje. Tė bėhej se do tė kėputej. Shtyllat elektrike dhe pemėt skaj rrugės lėviznin zhurmshėm. Ndėrtesat e gjata lėkundeshin diēka sikur lėvizja e pinguinėve nė diell. Veturat ndaluan. Sakaq mijėra njerėz, dalin nė rrugė. Pėr shkak se ėshtė qendėr biznesi, veshja e njerėzve e bėn ngjarjen tė duket si njė show mode, normalisht tė ēoroditur; banorė tipikė nuk ka ose janė tė paktė sepse meqė nuk ėshtė tokė normale, rreziku nga tėrmeti ėshtė permanent. Sidomos kėtu kur aktiviteti seizmik ėshtė ngjarje e pėrditshme. Sikur nė kor ata i pėrgjigjen me ‘uuuu’ njė dridhje tė fuqishme. Shumica qė janė afėr thonė se ėshtė hera e parė qė jetojnė njė tėrmet tė tillė, por askush nuk ėshtė nė panik. Ata janė subjekt i pėrditshėm i trajnimit pėr situata tėrmetesh kudo nė punė, shkollė etj. Nga porti del tym. Tashmė janė diku 10,000 mijė veta kėtu. Shumica kanė apart fotografimi nė dorė. Me telefonat 3D dikush tė tregon spikerėt me helmeta nė kokė nė njėrin prej televizioneve kombėtare. Gjithė transporti pėr nė qytet ėshtė ndėrprerė. Autoritetet u rekomandojnė qytetarėve tė presin aty ku janė. Pas pak, tė gjithė ecin pėr nė hapėsira mė tė larta pėr t’iu shmangur Tsunamit qė, nė fund, kėtu nuk mbėrriti.

Megjithatė, ėshtė dimėr. Kjo si zakonisht konfirmohet kur dita fillon tė ngryset.

Restorantet, kafenetė, lokalet tjera hapen pėr tė pritur njerėzit. Me dy miqtė post-tėrmet, ulemi pėr tė marrė njė kafe qė vazhdimisht konfirmon lėkundjet e tokės duke kėrcyer nė tavolinė. Llambat pa ndalė sillen sikur imitojnė kamerierėt. Diskutojmė gjerė e gjatė tėrmetet, lajmet mė tė fundit dhe fatin. Meqė ishin menaxherė tė suksesshėm nė biznes, mė japin njė koleksion idesh pėr tė zhvilluar Kosovėn. E kur dridhjet pushojnė, vetvetiu fillon tė nxjerrėsh ca konkluzione: a nuk ėshtė disi iluzion, besim i rrejshėm, pikėpamja qė kemi pėr rolin e autoriteteve dhe sidomos nė dritėn e garancive qė ato japin shpesh pėr Zotin qytetar? Njeriu ėshtė vet nė kėsi ngjarjesh. Dhe kur ato tė kenė shkuar, njeriu prapė pra fillon tė ‘mendojė’ pėr njeriun…

Vjen e paevitueshme ajo klisheja qė tragjeditė janė edhe mundėsi tė reja. Pėr ta lėnė bisedėn tė qetė bėhem se pajtohem duke u treguar se menēuria jone popullore thotė ‘pas dimrit vjen pranvera’. Gjithsesi nė tragjedinė tonė kosovare tė para mė shumė se njė dekade, kishte energji pozitive dhe shpresė. Por, vėshtirė tė shohėsh ē’mundėsi sjell njė tėrmet.

Ėshtė e qartė se natėn do e kalojmė kėtu. Qeveria nuk shkelė mbi rregullin qė aplikon pėr tė kontrolluar hekurudhat pas tėrmeteve pėrpara se linjat tė lėshohen nė qarkullim, dhe kjo ėshtė forma dominante e transportit. Disa herė mė thuhet qė kjo qe njė pėrvojė pėr mua. Meqė ajo tingėllon disi ashpėr dhe nuk ėshtė definimi mė i plotė, ndėrroj temė me njė supersticion duke thėnė qė ndoshta prania nė vendin e ngjarjes tashmė ėshtė fat natyror i gazetarit. Disa kanė filluar tė flenė. Te paktėn njė gjysmė ore gjumė ėshtė mirė pėr shėndetin. Prapė mė konfirmohet identiteti europian. Kėsaj radhe, meqė europianėt hanė shumė mish, janė mė tė qėndrueshėm qoftė edhe ndaj gjumit. Ndėrkohė, a s’ėshtė e mrekullueshme qė kafenetė vendosin tė mbesin hapur pėr vizitorėt me nge, ndonėse nuk shėrbejnė qė nga momenti kur kjo ndalohet me ligj, qoftė edhe nė kėtė ditė tė jashtėzakonshme?

Linjat rikthehen nė mėngjes. Normalisht, dy miqtė janė nisur direkt nė punė jo nė shtėpi. Pėr arsye tė ndryshme, puna ėshtė gjithēka pėr qenien japoneze. Tashmė kjo nuk ēuditė. Kam pėrshtypjen se ata shumė mė fragjilė do tė ishin nga ndonjė ‘tėrmet’ nė vendet e punės.

Kthehem tė flejė. Gjėrat kanė lėvizur brenda apartamentit duke e bėrė tė duket sikur njė ambient njė ditė pas ahengut. Ka mėse 20 herė qė ndjej dridhje tė lehta tė tokės qė kur jam zgjuar. Nė fqinjėsi, gjithēka ėshtė normale pėrveē disa mungesave nga ushqimet e freskėta tė zakonshme dyqaneve. Nuk ka probleme me ujin dhe rrymėn. Askush nuk e pėrmend KEK’un. Veshėt janė drejtuar kah Fukushima, ku ėshtė regjistruar njė shpėrthim nė centralin atomik.

Ka kohė qė Tokio pret njė tėrmet tė madh sot pėr nesėr. A bėhej fjalė pėr tė njėjtin qė megjithatė dėmtoi sidomos Sendain? Pėrveē punės, japonezėt janė shumė tė pasur. Kjo u shihet kudo. Nėse dikush ka kapacitete rindėrtimi, janė pikėrisht ata. Por, natyra duhet tė mbrojė Tokion. Pėr miliona vlera dhe vepra kudo. Pėr njė klub jazzi nė Shinjku qė s’ka vend mė shumė se pėr dhjetė persona e qė ēifti i vjetėr e mban pėr hatėr tė shpirtit. Pėr njerėzit.

Komentet ()