E Hënë, 20 Maj 2013E Hënë, 20 Maj 2013

Tė gjitha fetė nė iftarin e Berishės

Nga Express | 18 Gusht 2012 16:17
Madhësia e tekstit:

Kreu i qeverisė shqiptare, Sali Berisha ka shtruar njė darkė mbrėmjen e sė premtes pėr tė gjithė pėrfaqėsuesit e komuniteteve fetare nė Shqipėri nė njė prej rezidencave tė tij qeveritare.

Ne kėtė darke, Kryeministri ka vlerėsuar jo vetėm pėrkushtimin ndaj Zotit tė tė gjithė besimtareve qe agjėruan ne muajin e Ramazanit,por rendėsin e bashkėjetesės fetare.

"Ne shqiptarėt kemi njė trashėgimi tė shkėlqyer, e cila dora dorės vjen duke u bėrė gjithnjė e mė e njohur dhe dora dorės vjen duke u shpalosur gjithnjė e mė shumė nė Europė dhe nė Botė. Kėtė vit, qė kemi edhe vitin e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė vendit ėshtė njė rast pėr tė shprehur njė mirėnjohje tė thellė ndaj udhėheqėsve tė kombit tė tė gjitha besimeve, tė cilėt dhanė njė kontribut historik nė pavarėsinė e Shqipėrisė, nė pavarėsinė e shqiptarėve, nė lirinė e shqiptarėve. Kėtė vit kėtė 6 mujor, ne kryesojmė institucionin mė tė vjetėr demokratik tė Europės tė pasluftės, Kėshillin e Europės dhe ky ėshtė njė nder shumė i madh pėr ne dhe njė nga motot e kėtij drejtimi qė kemi pėrzgjedhur, ėshtė "Tė bashkuar nė diversitet" dhe kėtė moto ne shqiptarėt mund ta ilustrojmė bukur me trashėgiminė tonė shpirtėrore, me respektin tonė tė madh tė ndėrsjellė pėr besimin e tjetrit, me tolerancėn fetare tė shkėlqyer qė ne kemi", tha Berisha.

Ne kėtė darke kreu i qeverise tha se ky ėshtė viti i 100-vjetorit te Pavarėsisė sė vendit ngaj eshte rasti te shprehim njė mirėnjohje te thelle ndaj udhėheqėsve te kombit te te gjitha besimeve, te cilėt dhanė njė kontribut historik ne pavarėsinė e Shqipėrisė.

Qindra mijėra qytetarė shqiptarė kanė agjėruar pėrgjatė njė muaji duke treguar devotshmėrinė e tyre ndaj besimit edhe nė kėto ditė tė nxehta vere.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muēa ka uruar gjithė besimtaret myslimanė pėr festėn e Bajramit te Madh, e cila sipas kalendarit fetar ėshtė ditėn e diel.

“Tashmė po dalim nga muaji mė i dashur dhe miku mė i njohur ndėr myslimanėt" Ramazani, muaji i agjėrimit, mėshirės, lutjeve; muaji i shpalljes sė Kuranit, muaji nė tė cilin nuk u kursye ndihma dhe favori hyjnor. Nesėr ėshtė Bajram dhe me kėtė rast i uroj tė gjithė besimtarėt myslimanė shqiptarė kudo qofshin, gėzuar Fiter Bajramin. Paqe, lumturi dhe gėzim sjelltė nė familjet tuaja. Bajrami ėshtė festa mė e dobishme dhe mė e bekuar pėr myslimanėt. Festimi i ditėve tė Bajramit i inkurajon myslimanėt pėr angazhime tė mėtejshme dhe krijimin e njė tė ardhme mė tė mirė e mė tė lumtur. Kremtimi i kėsaj feste i jep myslimanėve njė emocion tė veēantė, njė frymė tė re, njė zell tė ri nė punėt e tyre fetare dhe tė kėsaj botė.Urimet dhe vizitat e Bajramit janė tradita tė vyera tė popullit tonė, tė cilat kanė lėnė gjurmė tė thella e tė pashlyeshme. Nisur nga kjo, le tė shėrbejnė kėto ditė feste pėr mė shumė mirėsi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njėri-tjetrit, nė tė mirė tė shoqėrisė, kombit dhe gjithė njerėzimit. I uroj edhe njėherė besimtarėve myslimanė dhe gjithė shqiptarėve, ta jetojnė gėzuar kėtė festė. Paēin mirėsi e begati dhe Zoti ua pranoftė agjėrimin dhe adhurimet qė kanė kryer gjatė muajit tė bekuar tė Ramazanit", tha Selim Muēa.

Kreu i Komuniteti Mysliman tha se Fiter Bajrami ėshtė festa mė e dobishme dhe mė e bekuar pėr myslimanėt. Pėr besimtaret kjo feste nis pas natės se fundit te muajit te Ramazanit dhe vazhdon me ritualin e faljes se namazit te Bajramit qė do tė kryhet nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit, tė dielėn nė mėngjes. (TCH)

Komentet ()