(E plotėsuar) Ndėrkohė para pak ēastesh ministri i Brendshėm i Serbisė, njėherėsh mandatari pėr formimin e qeverisė sė re, Ivica Daēiq, ka thėnė se xhandarmėria nuk duhet mė ta shfrytėzojė betimin nė tė cilin thuhet se: Nuk ka Serbi dhe serbė pa Kosovėn.
Daēiq nė deklaratėn e tij ka thėnė se betimi i xhandarmėrisė, nuk ėshtė zyrtar dhe se ai asnjėherė nuk ka dhėnė leje pėr njė gjė tė tillė.
Ai ka theksuar se as xhandarmėria e as dikush tjetėr, nuk do tė mund tė bėjė ndonjė vepėr qė do ta rrezikonte paqen dhe stabilitetin, pa marrė urdhėr nga kreu shtetėror. Betimi kontrovers i xhandarmėrisė serbe u bė para dy ditėsh nė njė kazermė tė Serbisė.
Betimi i xhandarmėrisė serbe, pa Kosovėn nuk ekzistoj as unė
Pjesėtarėt e Xhandarmėrisė, njėsisė speciale tė Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė, kanė marrė sot betim tė ri. Pjesa mė e madhe e tekstit i ėshtė kushtuar Kosovės, pa tė cilėn, siē thuhet, nuk ekziston as populli serb dhe Serbia.
Sipas B92, Xhandarmėria serbe ka betim tė ri, e cila ėshtė prezantuar dje, kurse autor i tekstit ėshtė Bratisllav Dikiq, njeriu i parė i Xhandarmėrisė.
Nė Xhandarmėri kanė pohuar se njėsia e MPB-sė sivjet kremton Vidovdanin si kremte tė saj, dhe kjo ėshtė arsyeja qė Kosova gjendet nė fokus tė betimit.
Bėhet fjalė thjesht pėr metaforė. Kemi dashur qė nė frymėn e Vidovdanit tė kthehemi nė histori dhe ti kujtojmė trimat e vjetėr tė Kosovės dhe nė pėrgjithėsi atė ditė si ditėn e trimave kosovarė dhe nė bazė tė kėsaj kemi thėnė se do tė fitojmė apo vdesim, tha zėdhėnėsja e Xhandarmėrisė, Stanica Puzoviq, transmeton koha.
Ajo theksoi se betimi dhe simbolika e ndėrlidhjes sė Kosovės nuk kanė kurrfarė lidhje me ndėrrimin e pushtetit nė Serbi.
Kosova ka qenė gjithnjė e rėndėsishme pėr kėtė njėsi, qė nga formimi i saj deri sot, shtoi ajo.
Pjesėtarėt e Xhandarmėrisė dje kanė shėnuar 152 vjetorin e formimit.
Xhandarmėria ka nė pėrbėrje tė saj Komandėn, e cila ėshtė e vendosur nė Beograd, dhe katėr njėsi nė Beograd, Nish, Kralevė dhe Novi Sad. Kėto njėsi kanė territorin e vet tė pėrgjegjėsisė, por sipas nevojės mund tė angazhohen nė territorin e mbarė Serbisė.
B92 thekson se mbi 3 000 pjesėtarė tė Xhandarmėrisė disponojnė me armatim tė rėndė, sipas sistematizimit tė miratuar para jo shumė kohėsh, dhe praktikisht tė gjithė ata janė nėn komandėn e njė njeriu. Sipas po kėtij sistematizimi, rreth 600 sish i takojnė njėsisė speciale, qė sipas strukturės ėshtė mė adekuate me ushtrinė sesa me policinė.
Betimi i Xhandarmėrisė:
Kosova ėshtė nėna ime,
Origjina ime ėshtė nė Kosovė,
Tė parėt e mi janė nga Kosova.
Historia ime ėshtė nė Kosovė,
Populli im serb ėshtė lindur nė Kosovė,
Serbia im ka marrė shtat nė Kosovė.
Pa Kosovė unė nuk kam nėnė,
Pa Kosovė nuk kam origjinė,
Pa Kosovė nuk i kam mė tė parėt,
Pa Kosovė nuk kam histori,
Pa Kosovė nuk ekziston populli im serb,
Pa Kosovė nuk ekziston Serbia ime.
Popull serb, vėllezėr dhe motra,
Betohem para Zotit
Do tė fitojė ose tė vritem me nder,
Pėr nderin time, pėr origjinėn time,
Pėr familjen time, pėr Serbinė time
(E plotesuar)Shefi i delegacionit tė Serbisė nė bisedimet me Kosovėn Dejan Pavicevic ka deklaruar se Beogradi nuk ėshtė... më shumë
Isa Mustafa ka marrė pėrkrahjen e parė nga njė zyrtar i LDK'sė, pėr deklaratėn qė ka dhėnė ditė mė parė, se nuk e... më shumë
Hajredin Kuēi konsideron se deklarata e Kryetarit tė LDK'sė, Isa Mustafės qė e lė tė hapur mundėsinė e njė koalicioni me... më shumë
Nenad Rasic ka rreth vetės tetė deputetė, duke u shndėrruar kėshtu nė faktor tė rėndėsishėm politik nė Kosovė. Nė njė... më shumë
Partia kryesore nė Qeveri, PDK, ende nuk ka reaguar pėr largimin e Pėrfaqėsueses sė SHBA'sė nga Agjencia Kosovare e... më shumë
Aktori Lirak Ēelaj do ta ketė rolin kryesor nė betejėn pėr zgjedhjet e sivjetshme lokale, qė sipas gjitha gjasave,... më shumë
Anėtari i KQZ, nga radhėt e PDKsė, Ilir Gashi ka kundėrshtuar idenė e pėrbėrjes sė barabartė pozitė - opozitė tė... më shumë
Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm ka publikuar njė raport tė punės qė ka bėrė vitin e kaluar. Nė kėtė raport nuk mungojnė... më shumë
Askush nė PDK dhe AKR nuk flet se kur do tė ndodhin ndryshimet nė kabinetin qeveritar. Ibrahim Makolli thotė se Pacolli... më shumë
Nėse Serbia se pranon planin pėr zbatimin e marrėveshjes, atėherė Kosova nė ēdo formė do ta shtrijė autoritetin... më shumë
Bashkėsia Islame e Kosovė u pajtua me vendimin e komunės sė Prishtinės, qė pėrveē objektit tė xhamisė sė madhe nė... më shumë
(E plotėsuar) Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka reaguar edhe zyrtarisht pėrmes njė komunikate pėr media, duke... më shumë
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet në këtë website, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet në këtë website janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Komentet ()