Zjarret gjigante qė kanė pėrfshirė dhe po shkatėrrojnė qė nga e diela rajone nė verilindje tė Spanjės, pėrgjatė vijės kufitare me Francėn, qė kanė shkaktuar tė paktėn katėr tė vdekur ndėr tė cilėt tre francezė, vazhdojnė tė jenė aktive dhe me njė intensitet tė konsiderueshėm, deklaroi njė zėdhėnėse e ekipeve zjarrfikėse tė rajonit tė Katalonisė.
''Ekipeve tė zjarrfikėsve u ėshtė dashur tė mos operojnė mė me aeroplanėt e ujit, si pasojė e erėrave tė forta, por ato u qetėsuan disi gjatė orėve tė para tė mėngjesit dhe kėshtu mjetet fluturuese pėr shuarjen e zjarreve rifilluan punėn pėr vėnien nė kontroll tė flakėve", theksoi zėdhėnėsja e zjarrfikėsve.
Portugalia gjithashtu ėshtė duke vuajtur pasojat e zjarreve. Nė ishullin e Modenas, temperaturat e larta kanė shkaktuar dėme tė mėdha nė pyje, ndėrsa mijėra njerėz janė evakuuar.
Portugalia prej dy vitesh nuk ėshtė pėrfshirė nga flakėt pėr shkak tė temperaturave jo shumė tė larta dhe reshjeve tė shpeshta tė shiut, por kėtė vit situata ėshtė mė ndryshe.
Komentet ()