Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ia ka bėrė tė ditur presidentit serb Tomisllav Nikolicit se Washingtoni ėshtė i interesuar qė Serbia tė kontribuojė nė paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.
Ajo ka kėrkuar qė Serbia tė vazhdojė tė mbajė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt dhe tė ēėshtjet tė zgjidhet me dialog, raportojnė mediat serbe.
Sipas kėtyre mediave, Nikolic ka thėnė se Serbia ėshtė e gatshme tė vazhdojė dialogun me Prishtinėn nė kuadėr tė stabilizimit tė situatės nė rajon.
Gjithashtu Nikolic ka kėrkuar nga Clinton, qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė investojnė nė Serbi.
Kurse nė Beograd, shefi i ekipit tė Serbisė nė bisedimet me Kosovėn, Borislav Stefanovic, ka deklaruar se qeveria e re duhet ta vazhdojė dialogun me Prishtinėn.
Stefanovic ka deklaruar se Qeveria e re e Serbisė ėshtė e obliguar ti zbatojė tė gjitha marrėveshjet e arritura nė bisedimet e deritashme.
Problem serioz ėshtė ēėshtja e pazgjidhur e autotargave, liria e lėvizjes dhe pėrfaqėsimi rajonal i Kosovės, gjegjėsisht pyetja se a do tė gjendet fusnota nė tabelė apo jo, ka thėnė Stefanovic.
Ai ka vlerėsuar se ekipi i ri i qeverisė pėr bisedime me Prishtinėn do tė ketė detyrė tė vėshtirė, por beson se do tė arrijė rezultat tė mirė. (RTK)
Komentet ()