E Hënë, 20 Maj 2013E Hënë, 20 Maj 2013

Nuk e lejojmė njohjen

Nga Express | 04 Janar 2013 14:20
Madhësia e tekstit:

Milorad Dodik ka thėnė se Republika Srpska nuk do ta lejojė asnjėherė qė Bosnja e Hercegovina ta njohė pavarėsinė. Sipas tij, Banja Lluka tashmė u ka rezistuar me sukses presioneve tė forta pėr njohjen e Kosovės.

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, ka deklaruar se nuk ka presione tė tilla ndaj tė cilave Qeveria nė Banja Llukė do tė lejojė qė Bosnja dhe Hercegovina ta pranojė Kosovėn.

"Ne i kemi mbijetuar kėto presione, e ato ishin shumė tė forta. Unė kam qenė i ballafaquar me presionet qė nė euforinė e njohjeve qė edhe Bosnja ta njohė Kosovėn. Qė Bosnja e Hercegovina tė pranojė diēka duhet tė pyetet Republika Srpska, e Republika Srpska nuk e jep miratimin dhe nuk do ta japė kurrė. Jemi nė njė situatė absurde tė tillė sa na akuzojnė pėr ndarje e Republika Srspka e ne themi se nuk lejojmė separatizmin nė shtetet siē ėshtė Serbia”, ka thėnė Dodiku pėr “Tanjug”.

Sipas tij, Kosova “me dhunėn e faktorėve ndėrkombėtarė ėshtė rrėmbyer nga Serbia”.

“Dhe kėshtu ėshtė shkelur ligji ndėrkombėtar dhe ėshtė poshtėruar Serbia dhe i gjithė populli serb”, ka thėnė Dodik.

"Ne e ndjekim Serbinė dhe kėtyre nė Sarajevė u ēohen flokėt pėrpjetė kur themi se e ndjekim Serbinė. Ne asgjė nuk do tė bėjmė, as nuk do tė japim kontribut jashtė asaj qė paraqet politika zyrtare e Serbisė”, ka shtuar ai.

Megjithatė, Dodiku ka thėnė se ai personalisht, nė kėrkim tė zgjidhjes do tė nisej nga ajo se Kosova, sado e rėndėsishme, nuk duhet ta robėrojė Serbinė nė dekadat qė vijnė dhe se zgjidhja duhet tė jetė afatgjatė.

"Askush nuk e pėrmend faktin se pėr tė riintegruar Kosovėn brenda Serbisė, nė sistemin politik do tė ktheheshin shqiptarėt qė ndoshta do tė kishin grupin mė kompakt parlamentar nė Kuvendin e Serbisė, e shqiptarėt, sipas parimit tė kushtetutshmėrisė, qė duhet t’u njihet, do tė kėrkonin njė nga tri funksionet kryesore. Kjo do tė thotė qė nė Parlament duhet ta fusni shkrimin dhe gjuhėn shqipe si zyrtare”, shpjegon Dodik.

Ai pėrsėriti se do tė ishte mirė qė Veriu i Kosovės t’i bashkohet Serbisė, ndėrsa shton se nė Kosovė ėshtė e pamundur tė ketė shoqėri multietnike.

Komentet ()