Pėr ata qė se dinė, Josip Broz Tito sundoi me Jugosllavinė pėr 35 vjet. Por, ai nuk ishte vetėm njė partizan revolucionar qė e mbrojti vendin e tij nga fashizmi dhe stalinizmi i shfrenuar, por edhe njė burrėshtetas qė madhėronte vėllazėrimin dhe bashkimin e bashkėkombėsve, rreth idesė sė tij pėr njė Evropė Juglindore ndryshe. Mbi bazat e njė komunizmi tė pavarur dhe tė painkuadruar, Tito dhe bashkėpunėtorėt e tij realizuan vizionin e tyre pėrmes krijimit tė njė federate socialiste Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė.
Me autoritetin e njė diktatori dhe me sharmin e njė komandanti tė madh, por edhe pėrmes forcės sė represionit dhe lirisė sė lėvizjes, Tito arriti tė joshte jo vetėm popullin e tij, por edhe gjithė botėn nė njė mėnyrė krejtėsisht kontroverse. Pas vdekjes sė tij, mė 1980, Jugosllavia gradualisht rrėshqiti drejt kolapsit, derisa nuk filloi shpėrbėrja e saj e plotė, nė vitin 1991.
Por, a pėrfaqėson pra, nė fakt, kujtimi i kohėve tė fundit i Titos dhe i Jugosllavisė vetėm njė amnezi, apo njė pėrballje me realitetin historik?
*
Ēfarė ndodhi pas kolapsit? E kaluara e afėrt, dhe ngjarjet e saj tė llahtarshme, bashkė me realitetin aktual social nė shtetet e krijuara nga ish-Jugosllavia, shpesh shpijnė drejt rishfaqjes sė imazhit tė Titos nė shoqėri si njė figurė heroike, gjegjėsisht si pėrfaqėsim i epoke tė komunizmit tė painkuadruar, e cila shkakton njė transfigurim tė kujtimeve (jugo)nostalgjike. Tito, pra, mbijetoi, dhe ai ende jeton nė mendjet e shumėkujt si njė simbol i kohėrave tė mira tė vjetra.
Por, si reagojnė gjeneratat e reja tė cilat Titon e njohin vetėm pėrmes librave dhe kujtimeve tė prindėrve tė tyre ndaj kėtij akti balancues mes fakteve historike dhe njėlloj romantizmi mitik, apo amnezie?
Gjatė gjithė jetės sė tyre Tito Nuk Ishte Kėtu. Gjatė pjesės mė tė madhe tė jetėve tė tyre Jugosllavia nuk ekzistoi. Si, pra, e pėrjeton kjo gjeneratė ndeshjen me kėtė figurė kontroverse, dhe glorifikimin e kohėrave mungesa faktike e tė cilave vazhdon tė jetė pjesė e narracionit aktual edhe tani?
**
Projekti Tito Nuk Ishte Kėtu merret pikėrisht me trajtimin e intervenimeve letrare dhe performative prapa diskurseve publike tė sė kaluarės dhe tė tashmes nė Evropėn Juglindore. Sė kėndejmi, organizatorėt e projektit ftojnė shkrimtarėt e rinj nga tė gjitha shtetet e krijuara nga ish-Jugosllavia (BeH, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia) dhe nga Gjermania qė tė shqyrtojnė kėtė ēėshtje pėrmes teksteve letrare, dhe qė kėto shqyrtime tė tyre letrare ti dorėzojnė pėr konkurrim.
Njė juri, e pėrbėrė nga ekspertė tė fushės, do tė pėrzgjedhė tetė tekste, tė cilat pastaj do tė pėrdoren pėr njė intervenim perfomativ nga ana e artistėve performues nga e gjithė ish-Jugosllavia.
E, nė fund, kėto perfomansa do tė shfaqen nė shtator (2012) nė BeH megjithėse qyteti mbetet tė pėrcaktohet mė vonė. Shkrimtarėt e pėrzgjedhur do tė ftohen nė kėtė fundjavė tė performansave, dhe do tė prezantohen para audiencės nėpėrmes njė paneli tė organizuar.
Qė tė dyja, teksti dhe perfomansa, paraqesin njė pėrpjekje pėr njė promovim tjetėrfare tė Jugosllavisė nė shekullin 21, duke u bazuar nė qasjet individuale tė gjeneratės sė re. Ndryshe, ky program synon tė arrijė njė qasje tė avancuar kritike/artistike ndaj tė kaluarės sė pėrbashkėt, dhe tė mbėshtes bashkėpunimin dhe rrjetin artistik ndėrmjet ish-rajoneve jugosllave, tė cilat rrallėherė bashkėpunojnė nė lėmin e shkėmbimeve kulturore.
Projekti Tito Nuk Ishte Kėtu organizohet nga Ksenija Cockova, Elisabeth Desta, Nita Hasani, Juliane rahn dhe Ivana Vaseva.
Apljkimi ėshtė i hapur pėr shkrimtarėt dhe artistėt e rinj (me moshė mes 18 dhe 35-vjeēare) nga tė gjitha shtetet e krijuara nga ish-Jugosllavia dhe nga Gjermania. Punimet e tyre do tė pranohen deri mė 15 korrik, kur edhe do tė shqyrtohen nga njė juri e pavarur.
Fituesit do tė shpallen mė 23 korrik, ndėrsa tė gjithė aplikuesit do tė informohen pėrmes e-mallit lidhur me pranimin ose refuzimin e punimeve tė tyre. Tė gjitha detajet relevante rreth formės sė aplikimit, gjatėsisė sė tekstit, gjuhės, etj., mund tė sigurohen pėrmes kontaktit (nė anglisht) nė e-mail adresėn: titowasnothere@gmail.com.
(E plotesuar)Shefi i delegacionit tė Serbisė nė bisedimet me Kosovėn Dejan Pavicevic ka deklaruar se Beogradi nuk ėshtė... më shumë
Isa Mustafa ka marrė pėrkrahjen e parė nga njė zyrtar i LDK'sė, pėr deklaratėn qė ka dhėnė ditė mė parė, se nuk e... më shumë
Hajredin Kuēi konsideron se deklarata e Kryetarit tė LDK'sė, Isa Mustafės qė e lė tė hapur mundėsinė e njė koalicioni me... më shumë
Nenad Rasic ka rreth vetės tetė deputetė, duke u shndėrruar kėshtu nė faktor tė rėndėsishėm politik nė Kosovė. Nė njė... më shumë
Partia kryesore nė Qeveri, PDK, ende nuk ka reaguar pėr largimin e Pėrfaqėsueses sė SHBA'sė nga Agjencia Kosovare e... më shumë
Aktori Lirak Ēelaj do ta ketė rolin kryesor nė betejėn pėr zgjedhjet e sivjetshme lokale, qė sipas gjitha gjasave,... më shumë
Anėtari i KQZ, nga radhėt e PDKsė, Ilir Gashi ka kundėrshtuar idenė e pėrbėrjes sė barabartė pozitė - opozitė tė... më shumë
Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm ka publikuar njė raport tė punės qė ka bėrė vitin e kaluar. Nė kėtė raport nuk mungojnė... më shumë
Askush nė PDK dhe AKR nuk flet se kur do tė ndodhin ndryshimet nė kabinetin qeveritar. Ibrahim Makolli thotė se Pacolli... më shumë
Nėse Serbia se pranon planin pėr zbatimin e marrėveshjes, atėherė Kosova nė ēdo formė do ta shtrijė autoritetin... më shumë
Bashkėsia Islame e Kosovė u pajtua me vendimin e komunės sė Prishtinės, qė pėrveē objektit tė xhamisė sė madhe nė... më shumë
(E plotėsuar) Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka reaguar edhe zyrtarisht pėrmes njė komunikate pėr media, duke... më shumë
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet në këtë website, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet në këtë website janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Komentet ()