E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Lumturia ėshtė pa pagesė

02 Janar 2012 12:00, Nga Anamari Repic

Pse flitet pėr lumturi dhe ēka ėshtė ajo sipas definicionit, pyes vetėn kah fundi i vitit 2011, e mė pas ja qes vetės njė pikė tė lumturisė, pėr hir tė natės mė tė gjatė. Kuptoj se kėrkimi i lumturisė ėshtė njė gjė e dykuptimtė, ngase ėshtė njė gjendje ceremoniale, e njėkohėsisht edhe pikėlluese. Njė lumturi e tillė nuk blihet, nuk stoliset, nuk pret nė rend, nuk merr kamatė. Pra ēfarė lumturie ėshtė kjo?

Gėzuar Vitin e Ri! Tė gjitha tė mirat! Le tė plotėsohen tė gjitha dėshirat! Paē shumė shėndet!...Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e dėshirave tė mira tė cilat i shkruajmė, i shprehim dhe i tregojmė nė momentet kur i kalon koha vitit tė vjetėr. Nė gjithė botėn shkėlqen ēdo gjė, si fėmijėt, ashtu edhe tė rriturit presin dhuratat, bredhat tashmė janė tė stolisur dhe ēdo qenie e gjallė e elektrizuar ngre dolli saktėsisht nė mesnatė. Gėzohemi, ngase momentet pikėlluese dhe tė lumtura mbesin prapa nesh, ēoftė si mos-sukses, apo fillim i suksesit. Por ekziston njė fjalė, e cila pėrdoret si magji nė kėtė periudhė dhe mund tė kuptojė ēdo gjė apo asgjė pėr secilin prej nesh.

31 dhjetori ėshtė afati i fundit pėr analizimin e jetėve tona, tė sjelljeve tė tė tjerėve, tėrheqjes sė vijave apo vendosjes sė presjes. Dėshira jonė ėshtė qė nė vitin e ri tė zgjohemi dhe tė shohim diē tė re, mė tė mirė, mė ndryshe, nė vete dhe pėrreth nesh. Shpresojmė, planifikojmė dhe tė presim qė nė ciklin e radhės vjetor tė na befasojė dhe tė na godasė lumturia.

Pse flitet pėr lumturi dhe ēka ėshtė ajo sipas definicionit, pyes vetėn kah fundi i vitit 2011, e mė pas ja qes vetės njė pikė tė lumturisė, pėr hir tė natės mė tė gjatė. Kuptoj se kėrkimi i lumturisė ėshtė njė gjė e dykuptimtė, ngase ėshtė njė gjendje ceremoniale, e njėkohėsisht edhe pikėlluese. Njė lumturi e tillė nuk blihet, nuk stoliset, nuk pret nė rend, nuk merr kamatė. Pra ēfarė lumturie ėshtė kjo?

Dhe pėrderisa njė mėngjes qėndroj ulur nė banesėn time me qira, ngrohem dhe pi nes kafen time tė preferuar, kuptoj se synimi im i fundit nė vitin e ri ėshtė qė tė kuptoj se sa ėshtė lumturia e kapshme pėr tė gjithė dhe si ta dimė sa a mund tė jemi mė tė lumtur. Dhoma ime ka pamje kah dy drunj tė fikut, gjetheve tė rėna nė kopsht, fqinjėt studentė dhe qiellin e hapur. Tė gjitha kėto gjėra sė bashku mund tė jenė lumturi, ngase askush dhe asgjė nuk e imponon, shfaqet vetė dhe nuk jep llogari.

Gjatė atyre ditėve tė fundit tė vitit tė vjetėr, me kujdes kam shikuar njerėzit pėrreth dhe nė fytyrat e tyre kėrkova lumturinė dhe valėt qė e lėvizin atė. Fqinji im ėshtė punėtorė, ka njohuri pėr makina, tjetri ėshtė ekspert pėr elektrikė, njė grua mė e moshuar ėshtė nėnė dhe gjyshe tejet krenare, ndėrsa fqinji i radhės shet pemėt dhe perimet mė tė mira dhe nė fytyrat e tyre shihet barra e jetės, por edhe lumturia pėr atė se kush janė si njerėz. Kjo me kthen te mendimi thelbėsor, qė me vitin 2012 tė zbulojė se lumturia gjendet tek ne dhe se ėshtė gjėja mė e lirė nė botė.

Tė kėrkosh lumturinė ndoshta ėshtė njė gjė mė e mirė nga vetė fakti se e dimė se ajo ekziston aty diku. Por si tė arrihet kjo? Lexoj pėrmbledhjen e tregimeve dhe mendimeve tė Herman Hesses, “I lumtur ėshtė ai qė ėshtė i aftė tė dashurojė”. Hesse thotė se “nuk ėshtė obligimi i yni qė tė dashurojmė dikė, por obligim i yni ėshtė tė jemi tė lumtur...vetėm pėr kėtė arsye jemi nė kėtė botė”.

Nė analizimin e lumturisė nga kėndvėshtrimi i njė filozofi, religjioni apo edhe nga kėndvėshtrimi i njė njeriu tė thjeshtė, Hesse gjen lidhjen mes aftėsisė pėr tė dashuruar dhe jetės. Ai vjen nė pėrfundim se bukuria dhe paratė nuk janė asgjė. Sipas Hesses, as morali dhe virtytet nuk tė ēojnė kah lumturia, prandaj ai mė tė drejtė pyet, “Ēfarė mė duhet portofoli i mbushur plotė, llogaria solide nė bankė, rrobat e hekurosura me kujdes, njė vajzė e bukur, nėse nuk ndiej asgjė, nėse shpirtin tim nuk e lėviz asgjė?” Pėr kėtė arsye pėr te ėshtė vlerė qė “secili tė dashurojė vetėn, por edhe tė tjerėt dhe kjo ėshtė lumturi”.

Edhe njė Nobelist tjetėr analizon termin e lumturisė, kur flet pėr situatat jetėsore, tė cilat na forcojnė me ashpėrsinė e tyre. Hertha Miller, nė librin e saj “Atemschaukel”, flet pėr dėbimin e gjermanėve nė Rumuni, nga ana e regjimit tė Stalinit.

Duke e pėrshkruar jetėn nė njė kamp tė tillė, duke u mbėshtetur nė njė ngjarje tė vėrtetė, Miller na pėrballė me situatėn e luftės sė heroit kryesor kundėr urisė dhe sėmundjeve, i cili njėkohėsisht mendon se “duhet tė kesh njė cak, pėr tė pasur edhe lumturi”. Ajo pėrshkruan se lumturia ėshtė befasuese dhe ndan dy lloje tė lumturisė: njėra ėshtė “lumturia e gojės”, e cila dėshiron tė jetė e vetmuar dhe e dyta, “lumturia e kokės”, ėshtė shoqėrore, ngase kėrkon persona tjerė.

Duke lexuar mendimet e disa autorėve tė panjohur zbuloi se nuk duhet tė “mbėshtetemi nė lumturinė, por nė vetvete”. Mė tutje thuhet qė “nėse njeriu dėshiron ta ruaj lumturinė, duhet tė jetė i lumtur nė heshtje”.

Definicionet e ndryshme pėr lumturinė lėnė tė kuptohet se ajo ėshtė pjesė e gati tė gjitha nevojave jetėsore, vetėm se identifikohet nė mėnyra tė ndryshme. Preokupimet tona jetėsore pėrcaktojnė rrjedhėn e lumturisė sonė. Nėse politika ka ndikim tek ne, atėherė jemi tė varur nga shkaktarėt dhe pasojat e saj. Nėse jemi njerėz nga biznesi, me rėndėsi pėr ne ėshtė qė shifrat dhe pėrqindjet tė jenė tė favorshme dhe qė gjėrat tė tubohen. Por nėse jemi njerėz familjar, atėherė lumturi pėr ne do tė jetė rritja e fėmijėve dhe pleqėria e shėndoshė. Dikush do tė jetė i lumtur pėr faktin se udhėton pėr nė Paris, dikush pėr shkak tė fustaneve tė ėndrrave, ndėrsa njė tjetėr pėr shkak tė pėrparimit nė punė. Ku ėshtė lumturia kėtu?

Nė fuqinė qė mund ta kemi apo naivitetin qė e synojmė. A janė tė rėndėsishme shifrat dhe gjendja e shpirtit. Nuk kam parė lumturi nė sytė e atyre, tė cilėn atė e kanė kėrkuar vetėm me para, apo te ata qė kanė qenė tė lumtur pėr shkak tė njė fustani tė kuq apo njė makine tė shpejtė. Ėshtė e vėrtetė se kemi tė bėjmė me gjendje momentale tė kėnaqėsisė, por jo edhe me rrugėn drejtė lumturisė.

Pikėrisht pėr shkak tė kėtyre dilemave kėrkoj pėrgjigje nė pyetjen se ēka ėshtė lumturia dhe pse tė tjerėve dhe vetės i dėshirojmė lumturi. Ajo ėshtė e gjallė, kur nuk jemi tė vetėdijshėm pėr tė dhe kur ėshtė e papritur. Lumturia e vėrtetė gjithsesi se nuk ndėrlidhet, por vetėm drejton nevojat, ajo ėshtė pa pagesė. Lumturia e tillė ėshtė publike dhe personale, energji, gjė dhe hapėsirė. Nuk jemi tė vetėdijshėm pėr tė, por prapė e shohim dhe e prekim.

Njė buzėqeshje, njė pėrqafim, njė shėtitje nė park, njė bisedė, njė shikim, njė ndjenjė, e cila nuk dėgjohet dhe nuk shihet. Kjo nuk paguhet. Ėshtė pa pagesė. Dhe njė lumturi tė tillė e dėshiroj nė vitin e ri. Pėr tė gjithė.

Komentet ()