E Mërkurë, 22 Maj 2013E Mërkurë, 22 Maj 2013

Rekuiem pėr njė ėndėrr

18 Korrik 2012 12:04, Nga Ilir Mirena - ilir.mirena@yahoo.com

Shkrimin e Veton Surroit duhet lexuar si njė manifest tė urrejtjes dhe pasqyrim fatkeq tė njė kohe tė perėnduar.

Ka disa ditė qė nė gazetėn e tij personale, Kohėn Ditore, Veton Surroi ka filluar tė hedhė dritė nė errėsirėn e arkivave sekrete tė Kosovės. Kur vogėlsia ime po shkarravit kėta rreshta, seria e shkrimeve tė tij ende nuk ka pėrfunduar. Nuk e ndiej tė nevojshme tė pres fundin e enciklikės sė tij drejtuar secilės shtėpi tė Kosovės, sepse, qė nė pjesėn e parė tė shkrimit tė tij mund tė lexoni edhe pjesėn e fundit tė tij.

I vetėdijshėm pėr mungesėn e rėndesės qė kam edhe nė zhvillimet mė minore nė kėtė vend, kjo sigurisht nuk mė privon nga e drejta pėr ta dhėnė mendimin tim.

Po e bėj kėtė sqarim pėr ndokėnd qė mund tė pyes se pse futem nė debate tė tilla tė rezervuara vetėm pėr korifenj tė mendimit lokalė, siē ėshtė nė kėtė rast VS.

Ėshtė hera e parė qė jam duke i lexuar shkrimet e tij pas njė kohe tė gjatė. Edhe pse kohė pas kohe ai boton fjalime mendjeshitėse, tė cilat i mban nė do konferenca tė ēuditshme - ku jepet mendimi pėr ēėshtjet pėr tė cilat nuk do tė pyeteni kurrė - ndalem mbi tė aq kohė sa zgjat shfletimi i njė faqeje gazete. Shumė moti nuk gjej diēka atraktive nė ato qė thotė dhe shkruan. Asgjė pikante.

Por, reagimi i fundit ėshtė njė shpėrthim i tij. Ėshtė shpėrthimi i njė arrogance, mllefi tė shumė viteve, mendimit se gjithmonė kemi tė drejtė, se e kemi ēelėsin e tė vėrtetės dhe njė inat kryeneē provincial.

S’do mend se kemi drejt qė tė reagojmė. Secili, thonė relativistėt, ka tė drejtė nga kėndvėshtrimi i tij dhe gabim nga kėndvėshtrimi i parė nga ana tjetėr. Por, nuk ėshtė e drejtė, e as e moralshme qė atė reagim ta shfrytėzosh pėr njė sulm frontal kundėr tė gjithėve. Pikėrisht kėtė bėn VS. Qė nė shkrimin e parė.

Fitili i shpėrthimit ishte ambasadori amerikan nė Kosovė, Christofer Dell me intervistėn e tij, ku pėrshkruante njė darkė dhe njė zvarritje gjatė asaj darke. Njė zvarritje qė zanafillėn e kishte dekada mė herėt, e po ashtu as fundin nuk do ta ketė nė atė darkė. Njė zvarritje sa njė jetė njeriu. Njė dost i imi mė tha se VS meriton Ēmimin Nobel pėr Zvarritje Politike, nėse do tė kishte tė tillė.

VS, pas humbjes sė Partisė sė tij Ora, publikisht kishte deklaruar se hiqte dorė nga jeta politike. Njė diēka qė duhet respektuar, duke pėrfshirė edhe privatėsinė e tij. Por, kėtė duket tė mos e ketė pasur sinqerisht. Fundja, kėtė e pohon edhe vetė kur tregon se si i tunduar nga shansi presidencial, njė telefonatė i kishte mjaftuar pėr tė lėnė pėrgjysmė perėndimin e diellit nė brigjet e Qerretit.

Dhe sulmin e fillon ndaj kryeministrit tė vendit, shpalos inate qė nga Konferenca e Rambujesė, partisė tė cilėn ai e drejton, ku bėj pjesė edhe unė, sulme dhe etiketime ndaj deputetėve dhe mediave tė caktuara, pėrdor rastin e Fatmir Limjat pėr qėllime lehtėsisht tė deshifrueshme (para njė kohė nga gazeta e tij kundėr Limės ishte udhėhequr njė fushatė e neveritshme shpifjesh), e deri te njė krahasim vulgar fanonian i situatės sė sotme politike nė Kosovė me zhvillimet politike nė Amerikėn Latine gjatė viteve ’60 e ‘70.

Pėr tė gjithė ata qė e njohin mė pėr sė afėrmi, apo qoftė vetėm nėse kanė pėrcjellė shkrimet e tij, kjo nuk paraqet ndonjė risi. I tillė ka qenė edhe mė herėt ndaj cilitdo. Vetėm kujtojeni karikimin qė i bėnte Presidentit tė ndjerė Rugova me ato veshjet e brendshme tė shoferit nė plazhin e Durrėsit.

Pse e kujtoj kėtė detaj?

Sepse ai do tė jetė i tillė ndaj secilit qė do tė jetė nė pushtet, qoftė dje Ibrahim Rugova, sot Hashim Thaēi, e kushdo qoftė tjetėr nesėr. Jo se ėshtė kundėr rrymės, apo nga shpirti kryengritės. Aspak. Konformizmi ėshtė natyrė e tij politike. Por, ngase sot vetė nuk ėshtė aty. Mungesa e protagonizmit nė skenėn politike tė vendit, e bėn qė tė ysht secilin qė ėshtė nė opozitė duke i ofruar partneritet dhe shėrbim falas pėrmes mediumeve tė tij, Kohės Ditore dhe KTV-sė.

Mendoj se reagimi dhe arsenali i tij ofendues ėshtė kurthim i tij, por edhe i njė mendėsie jo pak tė pėrhapur nė Kosovės, se me anglishten tuaj tė pėrkryer, me keqpėrdorim tė medive nė emėr tė lirisė sė fjalės, me degustimin e venave dhe njohjen e frutave tė detit, apo me bisedat e gjata plot intelektualizėm e gogėsima snobizmi, pas ndonjė darke tė gjatė mund tė bėheni partner i pazėvendėsueshėm me tė huajt dhe faktor vendimmarrės nė kėtė vend. Po. Nė tė 90’tat, kjo edhe ka qenė e mundur. E dhimbshme, por sot kėtė e vendos dikush tjetėr. Qytetarėt janė ata.

Prandaj, VS ėshtė pasqyrim fatkeq i njė kohe qė moti ka perėnduar. Shkrimin e tij duhet lexuar si njė manifest tė urrejtjes. Assesi ndryshe. Manifestim i njė njeriu qė ėshtė i bindur se meriton mė shumė. Bash pėr kėtė, shkrimeve tė tij edhe nuk do t’u shkoj deri nė fund. Ėshtė interneti qė jep mundėsinė pėr pėrzgjedhje mė tė rafinuar pėr lexim ditor.

Situata e tij tė kujton personazhin e pafat, Sara Goldfarb, nė filmin e Darren Aronofskit, Rekuem pėr njė ėndėrr. Meqė ka kohė qė nuk e kam parė kėtė film, m’u kujtua si pėr mjegull. Pėr tė qenė mė i saktė nė ngjashmėritė, pėrshkrimin e saj mė tė plotė e rilexova nė internet.

Sara, njė vejushe nė moshė, jeton e vetme nė Brooklin, kalon kohėn pranė televizorit, derisa njė ditė merr njė telefonatė se do tė jetė pjesėmarrėse nė njėrin nga programet e saj tė preferuara. Por, nuk ia thonė se kur, vetėm se duhet tė presė. Pas asaj telefonate, ajo behet e obsesionuar me trupin e saj dhe pėr tė rikthyer rininė e saj. Ajo nxjerr nga dollapi njė fustan tė moēėm ngjyrė tė kuqe, i cili nuk i pėrshtatet mė moshės sė saj tė shtyrė. Qė trupi i saj tė futet brenda atij fustani, ajo ia nis njė diete duke pėrdorur amfetamina. Pėrkundėr kėshillės sė tė birit se do tė bėhet e varur nga amfetaminat, ajo insiston se mundėsia pėr t’u paraqitur nė televizion i ka dhėnė asaj njė motiv pėr tė jetuar.

Sarės ftesa nuk i mbėrrin kurrė. Ajo fillon tė ketė halucinacione se ėshtė personazhi kryesor brenda shout televiziv dhe njėkohėsisht ndjehet e kėrcėnuar nga frigoriferi i saj, qė i transformohet nė njė pėrbindėsh. Derisa e tillė pėrfundon nė njė klinikė mentale.

Ngjashmėritė mes personazheve tė mia nė kėtė shkrim le tė mbesin interpretimi juaj i lirė. Them se reagimi i VS ėshtė njė rekuiem i tij pėr njė ėndėrr. Njė ėndėrr presidenciale.

Autori ėshtė Zėvendėsministėr i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor. Qėndrimet e shprehura nė kėtė kolumne, janė personale.