Eseja pėr prostitucionin dhe sifilizin, mbi shkrimtarin irlandez nė Trieste, nuk sqaron nėse ka qenė apo jo i prekur nga kjo sėmundje.
Ishte Joyce me sifiliz si shumė kolegė tė tjerė tė artit, veēanėrisht nė Francė (ku pėrfshihen Flaubert, Baudelaire, Maupassant, Murger, Drieu La Rochelle... shih Zonjat e natės nga Giuseppe Scaraffia)? Sigurisht, njė pjesė e tyre, si tė gjithė tė rinjtė e kohės sė tij, jo shumė moralistė, frekuentonin prostitutat, midis tė cilave ishin pėrhapur sėmundjet ngjitėse. Por, ndryshe nga disa prej tyre, nuk ėshtė pėr tu anashkaluar pėr sa kohė ēėshtja ngelet e hapur, edhe pse disa studiues modernė nuk duket se kanė dyshime pėr kėtė gjė.
Mė i fundmi dhe i vetėdijshmi prej tyre, Erik Holmes Schneider, autori i Joyce nė qytetin e natės, Prostitucioni dhe sifilizi nė Triesten e James Joyce dhe Italo Svevos, 1880- 1920 (Comunicarte Edizioni, 364 f.), pasi ka shqyrtuar gjithė tė dhėnat e mundshme, del nė pėrfundime pa mbajtur anėn e askujt. Kėto tė dhėna pėrfshijnė ato pak dėshmi jo pėrfundimtare tė dėshmitarėve tė drejtpėrdrejt; ēdo gjė qė mund tė dalė tėrthorazi nga shkrimet e autorit; dhe - kėtu mund tė kemi tė bėjmė me njė hamendėsim, - gjithēka qė mund tė rindėrtohet pėr sėmundjen nė pjesėn mė tė madhe tė qytetit portual tė Perandorisė sė Habsburgut, ose mė mirė nė lagjet e varfra. Schneider, i cili jeton nė Trieste prej njėzet vjetėsh, ėshtė tashmė ekspert i qėndrimit tė Joyce nė Trieste nga i cili raportohen me shumė kujdes edhe ide e tema tė pėrfunduara mė pas te Uliksi, qė, siē e dimė tė gjithė, u shkrua dhe ambientua nė Dublin. Tashmė, nga dėshmitė e drejtpėrdrejta qė dalin, bėhet fjalė vetėm pėr aluzionin e njė sėmundjeje veneriane (ndoshta gonorreja), nga korrespodenca e 22-vjeēarit Joyce me mikun e tij Oliver St. John Gogarty-t (shkrimtari i ardhshėm qė do ta takonte ndėrsa frekuentonte shėtitoret e Dublinit), dhe mė vonė, mė 1907, nė Trieste, kur Joyce ishte 25 vjeē, dhe e kishte kapur sėmundja e rėndė e cila e bėri tė pamundur pėr disa muaj dhe qė i ishte diagnostikuar si ethe reumatike.
Disa simptoma, si humbja e shikimit, paraliza e pjesshme e gjymtyrėve etj., ishin tė ngjashme me simptomat e sifilizit, dhe si tė tilla ishin tė pashėrueshme: nė regjistrat e Ospedal Maggiore-s rezulton qė irlandezi tė ketė marrė trajtime me elektroshok, por asnjė lloj terapie tė zakonshme pėr infeksione; i qe nėnshtruar Wassermann- it, atėkohė mjeti mė i fundit diagnostikues. Nė vazhdim shėndeti i tij i brishtė varet nga kushte tė tjera.
Aluzioni pėr tė ashtuquajturėn sėmundje franceze, shfaqet mė pas nė veprėn e tij, por jo nė mėnyrė tė dallueshme. Schneider analizon pikė pėr pikė atje ku Joyce flet pėr prostitutat me mungesėn e vazhdueshme tė sentimentalizmit, aty kėtu te Dublinasit, nė kapitullin e Circes te Uliksi, dhe veēanėrisht te botimi postum Giacomo Joyce, ku protagonisti ka njė takim tė pasur nė rezonanca simbolike me njė prostitutė, njė natė nė Padova nėn dritėn e hėnės, si njė qytet i De Chirico-s.
Por, nė qoftė se ka autobiografi, me siguri qė ėshtė e kamufluar. Shumė tėrheqės dhe fokusi i vėrtetė i librit ėshtė pjesa e gjatė hyrėse, ajo pėr tė cilėn Schneider ka bėrė kėrkime tė thella nėpėr arkiva tė pasura tė institucioneve mjekėsore e policore tė administratės austriake. Cilat ishin tundimet qė ofronte Trieste? Dokumentet e pėrkthyera (nė anglisht, gjermanisht apo italisht) rindėrtojnė jetėn e natės, nė lagjen Cittavecchia e zhdukur tashmė, ku Jouce ndoshta rigjeti Nighttown tė Dublinit. Cittavecchia kishte mė shumė se dyzet bordello, pėr tė cilat Schneider na jep adresat e vjetra, si dhe listėn e prostitutave tė regjistruara me historitė pėrkatėse gjyqėsore (plagosje me thikė, histori alkooli, grabitje tė vogla e kėshtu me radhė). Historitė mjekėsore zėnė kreun e listės.
Kėto fatkėqija ishin filles de joie (vajzat e qejfit) me tė cilat Joyce mund tė kishte shkuar, nėse i kishte rėnė rasti tė tradhtonte kėshtu Norėn e tij. Por shpresojmė pikėrisht, pėr hir tė saj, qė tė mos e ketė bėrė.
Komentet ()