Ditėn e katėrt tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, seminaristėt bėnė njė vizitė nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve dhe u njohėn mė pėr sė afėrmi me punėn qė bėhet nė kėtė institucion. Ata morėn vesh pėr projektet qė kjo akademi do tė zhvillojė nė kuadėr tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Ishte paralajmėruar promovimi i librave tė gjuhėtarit nga Shkodra, Kolec Topalli, nė hapėsirėn e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, por pėr shkaqe tė ndryshme ai nuk arriti tė vijė nė Prishtinė. E nė vend tė kėsaj, seminaristėve qė po marrin pjesė nė Seminarin Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, u foli Pajazit Nushi, nėnkryetar i ASHAK-ut. Nė fjalėn e tij, Nushi pėrmendi historikun e akademisė, punėn qė bėhet aty, librat dhe publikimet qė botohen si dhe projektet qė janė bėrė dhe do tė bėhen nė tė ardhmen.
Ai tha se ky institucion ka hyrė nė vitin e 37-tė qė nga themelimi i tij dhe shtoi se ėshtė themeluar pas stabilizimit tė veprimtarisė shkencore dhe arsimore tė disa institucioneve paraprake.
Prej kėtyre institucioneve qė i kanė paraprirė themelimit tė ASHAK-ut, Nushi pėrmendi themelimin e Institutit Albanologjik, Fakultetit tė Filologjisė, Entit tė Historisė, i cili mė vonė u shndėrrua nė Institut tė Historisė, Universitetit tė Prishtinės etj.
Nushi mė pas foli pėr veprimtaritė qė zhvillohen nė akademi.
Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės zhvillon dhe bashkėrendon veprimtarinė shkencore dhe veprimtarinė artistike nė Kosovė dhe mė gjerė. Kėtė veprimtari e zhvillon nga grupet e studimeve shkencore, nga albanologjia, nga shkencat shoqėrore, natyrore, shkencat teknike dhe nga krijimtaria e arteve. Varėsisht prej degėve tė disiplinave shkencore e kemi edhe administrimin e brendshėm tė ASHAK-ut, me tė cilin organizim takohen katėr seksione tė kėsaj akademie: seksioni i gjuhės dhe letėrsisė, seksioni i shkencave shoqėrore, seksioni i shkencave natyrore dhe seksioni i arteve, tha Nushi.
Tutje ai shtoi se i gjithė aktiviteti i hulumtues, shkencor dhe krijues kryhet sipas projekteve tė posaēme tė akademisė, tė cilat projekte mund tė jenė tė njė seksioni, projekte tė pėrbashkėta tė tė gjitha seksioneve apo edhe projekte individuale.
Vitin e kaluar kemi pasur projektin e Monografisė sė Kosovės, e cila ėshtė botuar nė gjuhėn shqipe dhe pritet tė botohet edhe nė gjuhėn angleze. Prej kėtij viti e tutje do tė jenė tė angazhuar tė gjithė akademikėt e tė gjitha seksioneve sė bashku me bashkėpunėtorėt e jashtėm nė pėrpilimin e Enciklopedisė sė Kosovės. Punėt e organizimit rreth kėtij projekti veē kanė filluar dhe me siguri do tė kemi njė angazhim mė tė thuktė, mė tė fuqishėm nė pėrpilimin e kėsaj enciklopedie, u shpreh Nushi.
Ai pėrmendi edhe botimet e seksioneve por edhe tė vetė akademisė. Nushi theksoi se akademia veprimtarinė e vet e organizon nė forma tė ndryshme, duke filluar nga konferencat shkencore, seminaret, simpoziumet, tryezat shkencore dhe kolokviumet. Ndėr konferencat shkencore qė akademia do tė organizojė kėtė vit, saktėsisht mė 13 shtator, do tė jetė edhe konferenca ndėrkombėtare shkencore kushtuar 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, pėrgatitjet pėr mbajtjen e sė cilės kanė filluar qysh para njė viti.
Ai po ashtu pėrmendi kolanėn e veprave albanologjike, ku deri mė tani janė botuar veprat e disa albanologėve tė njohur, si dhe revistat shkencore qė i boton kjo akademi: revistat Studime dhe Kėrkime.
Revista Studime, nė strukturėn e tematikės qė trajton, boton punime shkencore, trajtesa shkencore, kritika, recensione nė gjuhėt nė tė cilat na i dėrgojnė autorėt. Anglisht, gjermanisht, frėngjisht, por pjesa dominuese e tyre janė nė gjuhėn shqipe, tha ai, duke shtuar se ASHAK-u ka bashkėpunim tė mirė edhe me akademi tė tjera.
Kemi edhe dokumente, protokolle, marrėveshje bashkėpunimi me Akademinė e Republikės sė Shqipėrisė, tė Turqisė, Bullgarisė, Britanisė sė Madhe edhe disa shteteve tjera. Do tė krijojmė marrėveshje tė kėtilla edhe me akademitė e vendeve tė tjera. Jemi anėtarė tė asociacionit tė akademive tė Europės dhe nė kuadėr tė kėtij asociacioni i kemi edhe dy anėtarė tanė, profesorin Rexhep Ismajli dhe profesor Muhamedin Kullashi, tha Nushi, duke shtuar se kah fundi i vitit do tė zgjidhen anėtarėt e rinj tė akademisė.
Komentet ()