E Enjte, 20 Qershor 2013E Enjte, 20 Qershor 2013

Aleksandri (jo aq) i Madh

Nga Express | 16 Korrik 2012 14:50
Madhësia e tekstit:

Nė librat historikė perėndimorė Aleksandri i Madh i Maqedonisė portretizohet si njė pushtues dhe udhėheqės legjendar. Por literatura historike persiane ka njė kėndvėshtrim krejt tjetėr pėr tė.

Ēdo vizitor, turist, historian apo i apasionuar i historisė qė viziton rrėnojat e qytetit antik Persepolis nė Iran njihet me tri fakte tė rrjedhės historike tė tij; u ndėrtua nga Dariusi i Madh, u fuqizua nga djali i tij Kserkses dhe u shkatėrrua nga Aleksandri.

Me Aleksandėr historianėt iranianė nėnkuptojnė Aleksandrin e Madh, e heqin “e Madh” se pėr ta nuk ėshtė ashtu. Nė perėndim Aleksandri njihet si njė ndėr udhėheqėsit dhe strategėt ushtarakė mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave, si pushtuesi i Perandorisė Persiane.

Nė tė njėjtėt libra historikė mėsohet madje se Aleksandri i Madh ishte i pari “perėndimor qė u pėrpoq tė ēonte civilizimin nė lindjen e egėr”. Por sa nevojė kishte Perandoria Persiane pėr “civilizimin” perėndimor? Persėt shtriheshin nga Azia Qendrore deri nė Libinė e sotme dhe kishin tė zhvilluar zejet dhe ndėrtimet, shkrimin e poezinė, por edhe gjurmėt e para tė kodifikimit tė ligjeve.

Nga kjo mund tė themi se Aleksandri i Madh nuk ēoi qytetėrim nė Perandorinė Perse, pėrkundrazi. Por pse e ndėrmori gjithė fushatėn pushtuese? Historianėt iranianė dhe disa historianė perėndimorė e interpretojnė kėshtu; fushata luftarake disa-vjeēare e tij ishte mė shumė njė hakmarrje kundėr persėve, tė cilėt me Dariusin dhe Kserksesin kishin provuar disa herė tė pushtonin tokat greke. Kserkses si ndėshkim ndaj rezistencės greke dogji edhe Akropolin. Hakmarrja e Aleksandrit ishte djegia dhe shkatėrrimi i Persepolisit dhe tempujve tė Zoroastras (besimi i persėve tė lashtė).

E vėrteta? Historia ėshtė njė ballafaqim faktesh pėr secilėn palė. Nėse nė Perėndim Aleksandri do tė vazhdojė tė studiohet si “i Madh”, nė Iran do tė vazhdojė tė njihet “si shkatėrruesi i qytetėrimit tė tyre”.

Komentet ()