
Minatorėt e Trepēės janė heronj, por tė viteve tė kaluara. Ata mbi supet e tyre kanė bartur zhvillimin e kombinatit tė dikurshėm, por nė momentet mė tė rėndėsishme nxitėn edhe procese tė rėndėsishme politike, tė cilat janė pjesė e mozaikut tė tė gjitha ngjarjeve qė sollėn Kosovėn kėtu ku ėshtė sot.
Por, kėto lėvdata e merita i takojnė historisė. Tash Trepēa ėshtė nė njė fazė tjetėr- fatkeqėsisht nė atė tė shkatėrrimit. Ndėrkaq, minatorėt nuk ofrojnė asnjė zgjidhje nėse angazhohen vetėm pėr atė se kush do tė jetė menaxher.
Kombinati i dikurshėm nuk mund tė jetė problem i njė individi, pa marrė parasysh aftėsitė e tij, por njė lėmsh i ngatėrruar i shumė kurtheve, tė cilat po e mbajnė peng.
Greva e para pak ditėve e minatorėve nė fokus nuk kishte fatin e Trepēės, por ēėshtjet e natyrės individuale. Pse ish-menaxheri Ferat Shala dhe dorėheqjen enigmatike, pa dhėnė raport para minatorėve?
Pse AKP-ja nė vend tė tij ka emėruar Esat Ujkanin pa i pyetur ata? Nėse nuk zgjidhet ndonjėri nga lista qė minatorėt e pėrpiluan (Halil Qela, Beqir Maliqi, Miftar Hyseni ) greva do tė pėrshkallėzohet dhe ata do tė marshojnė drejt Prishtinės. Ndėrkaq, mungoj kėrkesa thelbėsore qė ėshtė dashur ti adresohet Qeverisė sė Kosovės pse po i pėrmbaheni amanetit tė UNMIK-ut, sipas tė cilit Trepēa duhet tė shkatėrrohet si peng i borxheve tė pasqaruara.
Nė kėtė lėmsh mė konfuz ishte Agjencioni Kosovar i Privatizimit. Sė pari, ajo pėr ushtrues tė detyrės sė menaxherit kishte emėruar personin qė u pa se nuk gėzonte pėrkrahjen e punėtorėve, pa marrė parasysh se pėr njė kohė ka qenė zėvendės menaxher. AKP-ja, nėn pėrgjegjėsinė e sė cilės ėshtė Trepēa nuk ėshtė dashur tė veprojė sipas bindjeve tė veta, pa e pasur parasysh ambientin e pėrgjithshėm dhe rrethanat nė kėtė kompleks. Sipas mandatit qė ka, kėto ėshtė dashur ti dijė. Ndėrkaq, gabimi i dytė ishte kur iu nėnshtruar presioneve she pa asnjė arsyetim shkarkoj personin qė e kishte emėruar dhe emėroj njeriun nga lista e minatorėve. Ėshtė krejtėsisht e kuptueshme se pėr mbarėvajtjen e punėve menaxheri duhet tė jetė njeri i pranueshėm nga mesi ku punon, meqenėse ai duhet tė bashkėpunoj me tė gjitha kategoritė e punėtorėve. AKP-ja kėtė fakt nuk ėshtė dashur ta injorojė qė nga momenti kur Ferat Shala ofroi dorėheqjen.
Mesazhi i grevės ishte i qartė - tė zgjidhet menaxheri qė e duan minatorėt. Duke mos dashur qė pėr asnjė moment tė nėnēmojmė njohuritė pėr aftėsitė profesionale qė ata kanė pėr secilin punėtorė qė punon aty, megjithatė disa gjėra po rrjedhin jashtė konceptit pėr funksionimin e ndėrmarrjeve sipas mėnyrės pėr tė cilėn ėshtė pėrcaktuar ky vend. Secila ndėrmarrje ka pronarin vet, i cili dikujt ia jep besimin pėr tė menaxhuar atė. Ai duhet tė garantoj punė, para dhe profit. Sindikata prej tij pret respektimin e tė drejtave tė punėtorėve dhe sigurimin e pagave. Sa mė tė larta tė jenė ato, aq mė mirė. Ndarja e kėtillė e punėve garanton mbarėvajtje dhe sukses.
Mirėpo, specifikat qė ka Trepēa, si edhe problemet dhe paqartėsitė qė mbėshtjellin atė kanė ndikuar qė tė mos respektohet ky rend. Minatorėt nuk e pranojnė pronarin e ndėrmarrjes AKP-nė, e cila po shkatėrron ekonominė e vendit. Kjo ēėshtje tash del tė jetė mė fundamentale se kėrkesa pėr shkarkimin e Ujkanit dhe emėrimin e Qelajt, pėr faktin se AKP-ja nuk ka dhėnė asnjė sqarim pėr fatin e ish-kombinatit. Ndėrkaq me vite tė tėra, duke filluar nga administratori ndėrkombėtarė i Kosovės Bernard Kuochner qė Trepēėn e kishte cilėsuar si dinozaur i gjykuar pėr tu shfarosur, likuidimi ėshtė mbajtur si opsion i mundshėm pėr tejkalimin e kėtij ngėrēi. Vėrtet kjo ėshtė ēėshtje pėr shqetėsim, jo vetė pėr minatorėt.
Pse duhet tė ndodhė likuidimi!? Pėr shkak tė 50 milionė dollarėve qė dikur kompanitė greke, franceze e bullgare kanė paguar pėr tė financuar pushtetin qė ia futi flakėn gjysmės sė Ballkanit? Apo, pėr shkak tė 200 milionė dollarė tė tjerė qė i kėrkon Serbia, pa ditur fare se si ėshtė krijuar ai borxh!? Nėse pėr shkak tė kėtyre ēėshtjeve Trepēa mbetet peng dhe rrezikon tė ketė njė fund fatal, atėherė fajtor kryesor ėshtė Qeveria e Kosovės. Arsyet janė tė shumta.
E para, ajo nuk ėshtė dashur qė me ligjin pėr riorganizimin e ndėrmarrjeve tė veēanta tė fuqizojė rregulloren e UNMIK-ut, e cila Trepēėn e fut nėn moratorium dhe ia lidh gurin rreth qafės.
E dyta, kompleksi i minierave, i flotacionit dhe i metalurgjisė nuk ėshtė dashur tė mbesin nėn autoritetin e AKP-sė, por duke i transformuar nė ndėrmarrje publike kalojnė nė pėrgjegjėsi tė Qeverisė sė Kosovės. Me kėtė status pronėsorė ish-kombinati ka shans tė riaktivizohet, ndėrkaq AKP-ja nuk mund ta bėjė kėtė, meqenėse ajo ka kompetencė vetėm pėr privatizimin, ose likuidimin ndėrmarrjeve.
E treta, minierat e Trepēės duhet tė kenė licencė tė pėrhershme pėr eksploatimin e xehes, meqenėse aktualisht ajo kėtė tė drejtė e ka vetėm deri nė fund tė kėtij viti. Duke ofruar kėtė mundėsi edhe nxjerrja e xehes do tė ishte shumė mė e madhe, e jo qė pėr shtatė vjet (2005-2011) tė eksploatohen vetėm 934 mijė tonė xehe, afėrsisht sa ishte prodhimi vjetor i minierave nė kohėn e tyre mė tė mirė.
E katėrta, duke ndryshuar statusin e flotacionit dhe tė kompleksit pėrpunues do tė krijoheshin mundėsitė qė Trepēa nė treg tė shesė metal, e jo koncentrat. Me strukturėn e tashme tė prodhimit ajo tash mė shumė i gjason situatės nė tė cilėn ishte para viteve tė 40 tė shekullit tė kaluar, se sa njė potenciali me mundėsi tė pashfrytėzueshme. Ndonėse ēmimi i zinkut dhe i plumbit ėshtė i lidhur me zhvillimet nė bursa, rėnia aktuale e tij nuk duhet tė dekurajojė.
E pesta, statusi publik i pronės ofron mundėsi mė reale pėr aktivizimin e metalurgjisė dhe tė elektrolizės. Nėse qeveria nuk ka para, kėtė problem do tė kishte mundėsi ta zgjidhė pėrmes partneritetit publiko-privat, pėrkatėsisht duke i dhėnė me koncesion.
E gjashta, Qeveria e Kosovės para vetes duhet ta ketė analizėn e fizibilitetit, pėrmes tė cilės do tė identifikoj tė gjitha problemet e Trepēės, mundėsitė e tejkalimit tė tyre, nevojėn pėr investime, burimin e parasė dhe kthimin e investimeve. Kėtė pėrgjegjėsi nuk duhet tia vazhdoj AKP-sė, por tė angazhoj ekspertėt e vet, e nėse nuk i ka kėtė tia besojė ndonjė instituti tė besueshėm vendor, apo ndėrkombėtar.
E shtata, tė shfuqizohet, apo tė amandamentohet ligji pėr riorganizimin e ndėrmarrjeve tė veēanta, ashtu qė tė ndryshohet statusi i Trepēės, qė ajo tė mes mbetet nėn mėshirėn e kreditorėve, por vet tė merr tė gjitha pėrgjegjėsitė, si pėr tė tashmen, ashtu edhe pėr tė kaluarėn e saj.
E teta, asnjėra prej tyre nuk do tė arrihen nėse Qeveria e Kosovės nuk merr guximin dhe tė anuloj tė gjitha marrėveshjet dhe kontratat qė nė emėr tė Trepēės janė lidhur qė nga viti 1989 e deri nė qershor tė vitit 1999. Pėr kėtė ka bazė tė qėndrueshme, pasi qė, tash po vėrehet se ato janė bėrė nė dėm tė ish-kombinatit dhe nė kohėn e diskriminimit tė rėndė. Pastaj, kur ėshtė nė pyetje rasti i Trepēės nuk ėshtė pėrfillur njė rregullore e UNMIK-ut, sipas tė cilės ėshtė i pavlefshėm ēdo ligj, ose vendim me bazė diskriminuese. Ndėrkaq, nga ish-kombinati u dėbuan tė gjithė punėtorėt shqiptarė, e pastaj u morėn vendime pėr shkak tė cilave ajo tash po shkon drejt humnerės.
E nėnta, pėr tė marrė vendime tė kėtilla kėrkohet guxim dhe kėmbėngulėsi. Kėtė duhet ta manifestoj sė pari Qeveria e Kosovės, e cila, aktualisht, duke ia lėnė pėrgjegjėsinė AKP-sė ka neglizhuar njėrin ndėr problemet mė tė mėdha ekonomik e sociale tė Kosovės qė quhet Trepēė. Asaj i duhen trima dhe njerėz tė dijshėm dhe me bagazh profesional. Kėtė duhet ta kenė tė qartė edhe minatorėt, meqenėse pėr fatin e punės sė tyre, tė minierave dhe tė tėrė ish-kombinatit nuk ėshtė me rėndėsi tė veēantė se nė ballė tė tij a ėshtė Ferat Shala, Eset Ujkani, apo Halil Qela, por cila ėshtė strategjia e Qeverisė ndaj Trepēės dhe sa ka guxim ajo qė pėrfundimisht tė shfuqizojė tė gjitha kontratat qė janė lidhur nė dėm tė ish-kombinatit, pa marrė parasysh se aty mund tė kenė interes edhe faktorė tė ndryshėm ndėrkombėtar.
(E plotesuar)Shefi i delegacionit tė Serbisė nė bisedimet me Kosovėn Dejan Pavicevic ka deklaruar se Beogradi nuk ėshtė... më shumë
Isa Mustafa ka marrė pėrkrahjen e parė nga njė zyrtar i LDK'sė, pėr deklaratėn qė ka dhėnė ditė mė parė, se nuk e... më shumë
Hajredin Kuēi konsideron se deklarata e Kryetarit tė LDK'sė, Isa Mustafės qė e lė tė hapur mundėsinė e njė koalicioni me... më shumë
Nenad Rasic ka rreth vetės tetė deputetė, duke u shndėrruar kėshtu nė faktor tė rėndėsishėm politik nė Kosovė. Nė njė... më shumë
Partia kryesore nė Qeveri, PDK, ende nuk ka reaguar pėr largimin e Pėrfaqėsueses sė SHBA'sė nga Agjencia Kosovare e... më shumë
Aktori Lirak Ēelaj do ta ketė rolin kryesor nė betejėn pėr zgjedhjet e sivjetshme lokale, qė sipas gjitha gjasave,... më shumë
Anėtari i KQZ, nga radhėt e PDKsė, Ilir Gashi ka kundėrshtuar idenė e pėrbėrjes sė barabartė pozitė - opozitė tė... më shumë
Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm ka publikuar njė raport tė punės qė ka bėrė vitin e kaluar. Nė kėtė raport nuk mungojnė... më shumë
Askush nė PDK dhe AKR nuk flet se kur do tė ndodhin ndryshimet nė kabinetin qeveritar. Ibrahim Makolli thotė se Pacolli... më shumë
Nėse Serbia se pranon planin pėr zbatimin e marrėveshjes, atėherė Kosova nė ēdo formė do ta shtrijė autoritetin... më shumë
Bashkėsia Islame e Kosovė u pajtua me vendimin e komunės sė Prishtinės, qė pėrveē objektit tė xhamisė sė madhe nė... më shumë
(E plotėsuar) Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka reaguar edhe zyrtarisht pėrmes njė komunikate pėr media, duke... më shumë
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet në këtë website, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet në këtë website janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Komentet ()