Vrasje me paramendim
29 Qershor 2012 11:51, Nga Imer MushkolajElitat politike nė Prishtinė provojnė ta vrasin fjalėn e lirė, e nė Tiranė shkencėn, inteligjencėn. Bashkė me shpresat se njė ditė do tė bėhet mirė.
Po tė ishin pjesė e ndonjė kampionati futbolli, institucionet e Kosovės nuk do tė mund tė bėnin autogol mė spektakolar sesa me Kodin e ri Penal. Tė motivuar edhe nga inate e averzione personale, tė zgjedhurit e popullit dy herė me radhė zgjodhėn qė tė mos pėrfillin rekomandimet pėr heqjen e neneve. Kėshtu, Kosova u vu sėrish nė qendėr tė vėmendjes - natyrisht pėr tė keq.
Historinė e dy neneve tashmė e dinė tė gjithė, madje edhe ata qė as do tė duhej brengosur pėr kėtė ēėshtje. Sepse, tė tillė e bėnė institucionet kosovare tė cilat, pasi udhėheqės tė tyre u shfaqėn tė turpėruar, u vunė nė lėvizje pėr tė gjetur hapėsira ligjore qė tė riparojnė dėmin qė ia shkaktuan vendit. Gjithēka e bėnė me vetėdije tė plotė, me paramendim - punė e madhe se me tė tilla veprime vrasin edhe ato pak shpresa qė iu kanė ngelur njerėzve se njė ditė Kosova do tė bėhet njė vend normal.
Beteja pėr liri tė shprehjes nuk i takon as njė gazetari tė vetėm, as njė medie tė vetme, e as njė grupi gazetarėsh. Ėshtė shumė mė shumė se kaq. Pavarėsisht si votohet nė Qeveri a Kuvend. Pavarėsisht se dikush, me qejf, do tė dėshironte ti shihte tė gjithė gazetarėt prapa grilave.
Para dy muajsh, me vullnetin e tyre tė lirė, shumica e deputetėve u bėnė bashkė kundėr gazetarėve e mediave, duke i konsideruar armiq, e jo partnerė. Tash, ka nga ata tė vetėdijesuarit, siē ėshtė rasti i njė ēuni opozitar qė, duke dashur ta lajnė vetėn, provojnė tė japin leksione se kundėr kujt u dashka protestuar gazetarėt. Sikur harrojnė se kohė mė parė u gjendėn nė tė njėjtin front me kolegė tė tyre rivalė, qė plot kėnaqėsi ngritėn duart pėr tua mbyllur gojėn gazetarėve. Me paramendim. Dėmi tashmė ėshtė shkaktuar dhe duket se ėshtė gjetur rasti i gabuar pėr tė pėrfituar poena politikė nė kurriz tė gazetarėve.
Tė vjen tė qeshėsh e tė qash njėkohėsisht, kur dėgjon zyrtarė institucionalė qė bėjnė krahasime tė situatės sė mediave dhe gazetarėve nė Kosovė, me vendet e BEsė. Sikur harrojnė sistemin e dobėt dhe tė mbytur nga politika tė drejtėsisė nė Kosovė. Sikur harrojnė ambientin aspak tė favorshėm nė tė cilin zhvillohen mediat tek ne. Madje, edhe kur pėrmendin nene e kode tė shteteve tė caktuara, harrojnė se ligjet e BEsė janė mbi ato nacionale.
Kėta e patėn rastin tė veprojnė sipas parimeve dhe frymės europiane, por dėshtuan. I vranė ato. Me paramendim.
* * *
Kur flasin pėr Kodin Penal, zyrtarė institucionalė kosovarė kanė nė mendje ndonjėrin nga gazetarėt, qė nė ndonjė rast i paska sulmuar nė ndonjė shkrim a kronikė televizive. Dhe, miratimin e ligjit me nenet kontestuese e shohin si hakmarrje.
E me hakmarrje duket se ka punė edhe Tirana kėsaj here jo ndaj gazetarėve, por ndaj njė personaliteti siē ėshtė Rexhep Qosja.
Akademia e Shkencave e Shqipėrisė nuk e ka ftuar Qosjen nė akademinė solemne qė do tė mbahet nė nėntor, me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė. Shkas: Qosja ka kritikuar nė shkrimet e tij Sali Berishėn! Njė skandal dhe turp i pashoq, nga institucioni mė i lartė i njė shteti qė po feston njė shekull mėvetėsi.
Si u bėka qė njė mendje e ndritur si Qosja tė mos ftohet nė njė tė tillė ngjarje, vetėm pse paska shkruar kundėr Berishės? A ka tė drejtė ai dhe tė tjerė si ai ta kritikojė njė kryeministėr, tė Shqipėrisė a tė Kosovės? A kanė tė drejtė gazetarėt ti kritikojnė ata? Apo, mendėsia e udhėheqėsve nė Prishtinė e Tiranė ėshtė nė nivel aq tė ulėt, sa tė pėrdorin metoda tė tilla tė ulėta ndaj atyre qė guxojnė tua numėrojnė tė zezat?
Po qė se deputetėt e qeveritarėt kosovarė do tė bėheshin bashkė nė luftėn kundėr korrupsionit e krimit tė organizuar, ashtu siē u bėnė kundėr gazetarėve, punėt do ti kishim shumė mė mirė. Qytetarėt do tė fitonin qeverisje mė tė pėrgjegjshme, e politikanėt e zgjedhur pėrgjegjėsi ndaj qytetarėve. Askush nuk do tė kishte nevojė tė ndihet i turpėruar pėr veprimet e askujt. Pėr veprimet e ndėrmarra me paramendim.
E po qė se Akademia e Shkencave e Shqipėrisė nuk do tė punonte sipas qejfit tė Sali Berishės, sdo tė lejonte qė politika tė vendos se kė duhet ftuar e kė jo nė njė solemnitet.
Me tė tilla elita politike, Shqipėrisė ska ēi duhen 100, e as Kosovės katėr vjet shtet.
Sepse, kėta njerėz ta vrasin shkencėn, ta vrasin inteligjencėn. Bashkė me shpresat se njė ditė do tė bėhet mirė.
Komentet ()