E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Koalicione deputetėsh

12 Janar 2011 12:07, Nga Leonard Kerquki

Stabiliteti i Qeverisė sė ardhshme do tė mbahet nga pjesėza partish apo deputetėsh tė trafikuar.

Astrit Haraqija e tha tė veten, ashtu siē di ai mė sė mirė - drejtpėrdrejt, tė hėnėn, derisa po fliste pėr rezultatet zgjedhore dhe koalicionet e mundshme pas certifikimit tė zgjedhjeve tė 12 dhjetorit.

Ish-Ministri i dikurshėm i Kulturės pranoi se Lista Ibrahim Rugova hyn nė Qeveri me Hashim Thaēin dhe tha se Uka, djali i Ish-Presidentit Rugova, do tė jetė vetė i gjashtė nė Parlamentin e ardhshėm tė Republikės.

Astrit Haraqija e ka njė veti tė lindur pėr tė mos u marrė seriozisht nga opinioni, por deklaratat e tij tė fundit qartėsojnė shumėēka rreth koalicioneve dhe pėrbėrjes sė ardhshme tė Qeverisė sė Kosovės. Konfirmojnė atė qė kalkulohet tash e sa kohė nėpėr zyrat e partive politike se Qeveria e ardhshme mund tė pėrbėhet nga pjesėza partish, deputetėsh tė trafikuar dhe koalicionesh nėn rrogoz, me parti qė kurrė nuk arritėn tė krijojnė identitet tė tyre.

Hyrja nė Parlament e Lėvizjes Vetėvendosje! dhe dalja nga Parlamenti e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė ka ndryshuar krejtėsisht skenėn politike tė vendit dhe, rrjedhimisht, ka komplikuar koalicionet e mundshme qeverisėse.

Por duket se kjo nuk pėrbėn problem pėr Hashim Thaēin.

Ai ėshtė pėrshtatur nė rrethanat e reja.

Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės nuk i sheh mė partnerė tė tij potencialė vetėm subjektet politike, por edhe grupet e interesit brenda partive qė do tė jenė pjesė e Parlamentit tė ardhshėm.

Nė radhė tė parė sytė e Kryeministrit janė drejtuar tek Lista Ibrahim Rugova, deputetėt e Aleancės Kosova e Re dhe tek disa pėrfaqėsues tė Grupit tė ardhshėm Parlamentar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe Lėvizjes Vetėvendosje!.

Por si do tė gjenden kėta njerėz nė pėrbėrjen e ardhshme tė Qeverisė?

Faktet e tanishme tregojnė se Hashim Thaēi ėshtė i interesuar pėr koalicion qeverisės me partitė minoritare dhe Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, ku bėn pjesė edhe Lista Ibrahim Rugova me gjashtė deputetėt e saj - siē po pretendohet qė i ka ky subjekt. Nė kėtė rast, posti i Presidentit do t’i jepej Blerim Shalės, figura mė e rėndėsishme nė AAK. Njė Zėvendėskryeministėr do t’i jepej minoriteteve apo Listės Ibrahim Rugova. Ministritė dhe pėrfaqėsimi nė ndėrmarrjet publike, ndėrkaq, nuk do tė pėrbėnte problem pėr shkak se PDK do tė mund t’ua ndante partnerėve tė saj deri nė gjashtė ministri dhe ndonjė zėvendėsministėr, ēka do t’i rehatonte edhe grupe e pakėnaqura brenda AAK’sė apo partive minoritare.

Nė njė koalicion tė tillė, PDK do t’i merrte edhe gjysmėn e deputetėve tė Aleancės Kosova e Re, duke e shkatėrruar nė fakt komplet Grupin Parlamentar tė Behgjet Pacollit. Eventualisht edhe ndonjė deputetė tė Lėvizjes Vetėvendosje! - kam parasysh njė grup tė vogėl tė pakėnaqurish me drejtuesit e lėvizjes, e tė cilėt sipas gjitha gjasave do tė hyjnė nė Parlament.

Opsioni i dytė, dukshėm jo i preferuar i Hashim Thaēit, ėshtė njė koalicion qeverisės me minoritetet dhe Aleancėn Kosova e Re, ku postin e Presidentit do tė mund ta merrte Behgjet Pacolli. Nė kėtė rast do tė rriteshin pakėnaqėsitė brenda PDK’sė dhe njėkohėsisht deputetė tė AKR’sė - njė apo dy - mund tė kalonin nė LDK, duke ndikuar nė fragjilitetin e Qeverisė sė Hashim Thaēit. Njėkohėsisht nė kėto rrethana negocimi i mundshėm me Listėn Ibrahim Rugova, gjithnjė nėse ajo ka gjashtė deputetė, do tė ishte shumė mė i vėshtirė.

Opsioni i tretė, ai i njė koalicioni mes PDK’sė dhe LDK’sė, duket se nuk ka gjasa as teorike qė tė ndodhė, megjithėse Hajredin Kuēi nė intervistėn qė dha pėr Express deklaroi se pėr ta ėshtė i pranueshėm njė koalicion i tillė. Hendeku mes dy partive ėshtė i madh, nė radhė tė parė dhe, sė dyti, Isa Mustafa duket i vendosur pėr tė mos pranuar assesi njė koalicion tė tillė. Por mbetet tė shihet nėse LDK do tė pranojė t’i bindet Kryetarit tė saj, pasi qė situata ėshtė e ndėrlikuar meqenėse Isa Mustafa ėshtė nė pushtet, e tė tjerėt po i nxjerr nė opozitė. Kjo do tė nxitė pakėnaqėsi dhe revolta brenda njerėzve tė LDK’sė, tė cilėt s’janė mėsuar kurrė qė tė jenė nė opozitė.

Sido qė tė jetė, njė gjė ėshtė e qartė.

Qeveria e ardhshme do tė mbahet nga pjesėza partish apo deputetėsh tė trafikuar.

Komentet ()