E Martë, 21 Maj 2013E Martë, 21 Maj 2013

Ndani me miqtė e Facebook'ut gėzimin e shtatzanisė suaj

Nga Express | 15 Gusht 2012 17:34
Madhësia e tekstit:

Ky ėshtė opsioni mė i ri i Facebook: tė ndani me miqtė tuaj muajt kur jeni duke pritur njė fėmijė. Mjafton tė shkoni tek ‘Life Event’ nė Timeline-n tuaj.

‘Life Event’ ėshtė njė opsion qė i lejon pėrdoruesit tė ndajnė me miqtė e tyre ngjarje tė rėndėsishme si p.sh. zhvendosjet nė njė qytet tjetėr, kalimin nė njė punė tė re, lindjen e njė fėmije etj.

Tashme faqja ka shtuar edhe njė opsion tė ri, i cili gjendet me emrin ‘Expecting a baby’ (Nė pritje tė njė fėmije).

Tek kjo kategori mund tė specifikoni gjininė (nėse e dini), datėn e pritur tė lindjes, po ashtu dhe tė pėrhershmet si foto, vendndodhje etj. Ky postim do tė shfaqet nė Timeline-n e pėrdoruesve.

Megjithatė, skeptikėt shohin edhe anėn negative tė kėtij opsioni tė ri. Njoftimi i shtatzanisė pėrmes Facebook-ut mund tė sjellė diskutime me personat e afėrt tė cilėt pretendojnė tė njoftohen personalisht dhe jo ta shohin lajmin pėrmes faqes sociale.

Nga ana tjetėr, mund tė jetė njė shqetėsim mė tepėr pėr familjen kur shtatzania nuk shkon deri nė fund.

Pėrfundimisht, mund tė dalim nė njė konkluzion tė thjeshtė: mos postoni nė Facebook lajme qė nuk doni t’i dinė tė gjithė. (PCWorld Albanian)