Katėr aktiviste gjysmėnudo tė grupit ukrainas tė tė drejtave tė femrave Femen u arrestua ditėn e enjte, pas mbajtjes sė njė proteste tė paautorizuar nė Londėr.
Policia mbėrriti pėrpara bashkisė sė Londrės, duke shpėrndarė manifestueset, tė cilat shprehėn nė mėnyrėn e tyre irritimin ndaj Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar, pėr mbėshtetjen sipas tyre tė vendeve muslimane qė nėpėrkėmbin tė drejtat e gjinisė sė tyre.
Komiteti Olimpik u tėrhoq mė parė nga kėrkesa pėr tė zbuluar gratė e mbuluara me ferexhe nė disa disiplina ku konsiderohej si e pamundur ose e rrezikshme garimi i mbuluar, si xhudoja, pasi vendet arabe kėrcėnuan se do tė tėrhiqnin atletet e tyre.
Fotografitė treguan momente kur policėt u detyruan tė pėrdornin dhunė, pėr tė vendosur nėn kontroll demonstrueset qė i rezistuan arrestimit.
I njėjti grup pėr tė drejtat e femrave ėshtė bėrė i njohur pėr protestat e tij tė shumta tė zhveshura, nė misionin e mbrojtjes sė tė drejtave tė gjinisė sė tyre.
Pėr herė tė fundit, Femen zgjodhi kėtė rrugė gjatė Europianit tė Polonisė dhe Ukrainės, kur shprehu duke u zhveshur kundėr autoriteteve ukrainase, qė sipas tyre toleronin shfrytėzimin e prostitucionit nė vend.