Ashtu siē kishte paralajmėruar edhe mė herėt, legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu ka dhėnė dorėheqje nga posti i nėnkryetarit tė parė tė Komitetit Olimpik tė Kosovės (KOK).
Arsyeja kryesore qė e ka shtyrė Salihun tė bėjė njė gjė tė tillė ka qenė dėshtimi i pjesėmarrjes sė sportistėve kosovarė nė Lojėrat Olimpike Londra 2012 e nė veēanti dėshtimi i Majlinda Kelmendit, pėr tė cilėn tha se ėshtė mėkat se si nuk do ta pėrfaqėsojė Kosovėn nė Londėr.
Po jap dorėheqje nga posti i nėnkryetarit tė parė tė KOK-ut dhe arsyeja e vetme ėshtė mospjesėmarrja e sportistėve kosovarė nė Lojėrat Olimpike e nė veēanti mospjesėmarrja e Majlinda Kelmendit, tha Salihu nė njė konferencė pėr media tė martėn.
Mirėpo, ai ka thėnė se edhe pse ka dhėnė dorėheqje, nuk do tė ndalet, por do tė vazhdojė tė punojė edhe mė shumė pėr ndėrkombėtarizimin e sportit kosovar. Ai premtoi se shumė shpejt do tė organizojė njė protestė mė sportistėt kosovarė pėr ti treguar botės qė vendimi pėr tė mos lejuar pjesėmarrjen nė Olimpiadė ka qenė i gabuar.