E Martë, 21 Maj 2013E Martë, 21 Maj 2013

Me art kundėr vizave

Nga Express | 13 Korrik 2012 15:42
Madhësia e tekstit:

Rruga e Kosovės drejt integrimit evropian do tė pasqyrohet edhe nė pėlhurė. Artistė nga shtetet e BE’sė dhe tė Ballkanit, bashkė me ata nga Kosova, do tė jenė pjesė e edicionit tė parė tė kolonisė sė artistėve “Art Liberalization Europe”, qė organizohet nga Qendra Open Art.

Organizatorėt pohojnė se aktualisht po bėjnė konfirmimin e pjesėmarrėsve ndėrkombėtarė nė koloninė e artit. Pjesė e kėtij manifestimi pritet tė jenė 50 artistė, 18 prej tė cilėve ndėrkombėtarė. Artistėt ndėrkombėtarė qė tashmė e kanė konfirmuar pjesėmarrjen janė nga Holanda, Sllovenia, Kroacia, Turqia, Mal i Zi, Maqedonia, Shqipėria, Gjermania, Bosnje e Hercegovina dhe Bullgaria.

Kolonia e artistėve zyrtarisht filloi mė 12 korrik, me hapjen e ekspozitės personale tė artistit holandez, Willem Van Hest, nė Qendrėn Open Art, nė Prishtinė.

Artistėt do tė kenė nė dispozicion tri ditė qė tė punojnė nė tablotė e tyre. Pėr kėto tri ditė ata do tė paraqesin artin e tyre individual, qė pastaj do tė ekspozohet nė galerinė Open Art, mė 15 korrik, nga ora 20, kur edhe pėrfundon kolonia.

Nė fakt, Open Art synon qė kėtė manifestim ta shndėrrojė nė aktivitet tė pėrvitshėm, megjithėse secilin vit synohet trajtimi i temave tė ndryshme. Qėllimi i manifestimit ėshtė promovimi i rrugės sė Kosovės drejt BE’sė, natyrisht, nėpėrmjet pjesėmarrjes sė artistėve profesionistė nga vende tė ndryshme tė botės.

Manifestimi i sivjetmė do tė mbahet nė Hotelin Sirius (Prishtinė) dhe nė Vila Gėrmia (nė Parkun e Gėrmisė).

Ndryshe, disa prej pjesėmarrėsve vendorė nė koloni janė: Erzen Vala, Zymer Mulliqi, Ismet Jonuzi, Visar Mulliqi, Hajrush Fazliu, Zake Pprelvukaj, Muhamet Ahmeti-Metis, Merita Jaha, Isa Alimusaj, Fehmi Hoxha, Refki Gollopeni, Saranda Kika, Bardha Buza–Ferizi, Burim Gashi, Dafina Hajra, Suad Rama, Urasn Limani, Ardiana Marku, etj. Ndėrkohė qė disa prej pjesėmarrėsve ndėrkombėtarė janė: Muhamedali Alili, Safet Spahiu, Burhan Ahmeti, Verim Zendeli (Maqedoni); Emine Tokmakkaya, Seda Ogurtani (Turqi); Willem Van Hest (Holandė); Miroslava Zaharieva (Bullgari); Vahida Hasanaga-Nimanbegu (Mal i Zi); Marijeta Sidovski (Vojvodinė/Serbi); Pashk Pėrvathi, Artan Marku, Helidon Haliti, Florida Xheli, Jona Dividi, Vitjola Stefani e Admir Pėrvathi (Shqipėri); Agim Nezaj (Zvicėr), etj.

Komentet ()