Shfaqja Yue Madeleine Yue premierėn botėrore e ka pasur nė teatrin e famshėm austriak Volkstheater, ku ėshtė dhėnė nė kuadėr tė festivalit Die Besten aus dem Osten: Folge 10, mė 24 dhe 25 shkurt.
Shfaqja kosovare Yue Madeleine Yue ėshtė ftuar tė marrė pjesė nė edicionin e tretė tė festivalit ndėrkombėtar teatror Zoom, qė mbahet nga data 6 deri 12 shtator 2012, nė Rijeka tė Kroacisė. Nė kėtė edicion tė Zoomit marrin pjesė tetė shfaqje nga Austria, Gjermania, Kosova, Sllovenia dhe Kroacia. Shfaqja kosovare do tė luhet mė 7 shtator.
Nė qendėr tė kėsaj tragjikomedie tė absurdit ėshtė njė familje rome e kthyer me forcė nga Gjermania nė Kosovė. Tė ndodhur nė njė realitet tė ri, atyre tani u duhet tė ballafaqohen me sfidat e shtetit tė sapolindur. Vajza rome, Medlin, njė ditė bie nė njė gropė tė hapur nga njė kompani ndėrtimi.
Dhe derisa vajza e mbetur nė koma, lufton me vdekjen, babai i sajė, nė pėrpjekje pėr tė kėrkuar drejtėsi, ballafaqohet me zyrtarė byrokratė, biznesmenė, policė e punėtorė ambasadash. Kjo ėshtė njė dramė politike pėr pasluftėn kaotike nė Kosovė, por, para sė gjithash, ėshtė njė dramė pėr romėt e padėshiruar nė Evropė. Larg atyre stereotipeve pėr romėt, larg atij ekzotizmit qė pėrcjellė zakonisht temat rome, Yue Medlin Yue ėshtė njė dramė intelegjente qė shqyrton nė mėnyrė tė shkėlqyeshme procesin emocional nėpėr tė cilin sot kalojnė me mijėra rom tė Evropės, tė cilėt u nėnshtrohen proceseve tė dhunshme tė ri-atdhesimit.
Yue... ka pasur premierėn botėrore nė teatrin e famshėm austriak Volkstheater, ku ėshtė dhėnė nė kuadėr tė festivalit Die Besten aus dem Osten: Folge 10, me datė 24 dhe 25 shkurt.
Mediat austriake i patėn dhėnė jehonė tė jashtėzakonshme shfaqjes Kosovare. Gazeta kryesore austriake Der Standard, ndėr tė tjera, pat shkruar:
Blerta Neziraj ka inskenuar kėtė rrėfim tragjik me gjashtė aktorė dhe dy muzikantė, si njė revy temporale numrash. Shfaqja ėshtė pėrplot humor, nė mes njė hareje fėmijėrore dhe tė njė satire tė furishme, nėpėrmjet tė cilave mėshira dhe poezia nuk qėndrojnė kurrė nė tė njėjtėn rrugė (Der Standard, Vienna)
Edhe gazeta Wiener Zeitung ka publikuar njė kritikė superlative pėr shfaqjen. sipas gazetės, gjashtė aktorė dhe dy muzikantė, me pak rekuizita sollėn njė ankth tė ēastshėm satiro-komik, tė dhimbshėm e tė pėrlotshėm nė njė skenė tė zhveshur, mbi dysheme.
Nė Kosovė Yue Madeleine Yue ėshtė dhėnė me datė 21 Maj, nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės, ndėrsa qė me 23 maj ėshtė dhėnė nė Qendrėn pėr Dekontaminim Kulturor nė Beograd.
Yue Madeleine Yue, njė prodhim ky i Qendrės Multimedia nga Prishtina, ėshtė dramė e autorit Jeton Neziraj. Regjinė e kėsaj shfaqjeje e ka bėrė Blerta Neziraj, muzikėn e ka kompozuar Gabriele Marangoni, koreografinė: Gjergj Prevazi, skenografinė dhe dizajnin e dritave: Nico de Rooij, kostumet Dorothy Barnes, kurse luajnė: Anisa Ismaili, Kujtim Pacaku, Adrian Morina, Fitore Broqi, Bajram Kinolli Kafu dhe Fisnik Sykaj, muzicient: Susanna Tognella (violinė) dhe Gabriele Marangoni (harmonikė), ass. kostumografe: Amber Givens, menaxhere e skenės: Adelina Berisha, ndricimi: Skender Latifi.
Shfaqja ėshtė njė projekt i financuar nga BE, Zyra ndėrlidhėse e Komisionit Evropian nė Kosovė, dhe e implementuar nga Fondacioni i Kosovės pėr Shoqėri tė Hapur KFOS.
Komentet ()