Burim Kukeli dhe Alban Meha janė tė gatshėm ta japin kontributin e tyre pėr Kombėtaren e Shqipėrisė.
Motori i Zurichut luan pėrpara mbrojtjes dhe pavarėsisht se nė kėtė rol mund tė luajnė shumė mirė si Cana ashtu dhe Curri, nuk i trembet konkurrencės. Ai ndihet i lumtur qė iu dha rasti ti mbrojė ngjyrat kuq e zi.
Mė kanė thirrur para tre muajsh, por nuk ishte bėrė qė tė vija. Tash qė erdha, jam shumė i lumtur qė jam kėtu. Do tė jap gjithēka pėr Kombėtaren shqiptare, shpresojmė tė fitojmė nė dy pėrballjet e para, deklaroi futbollisti gjakovar.
Ndėrkohė, edhe Meha e ka shprehur kėnaqėsinė e tij qė do tė ketė mundėsi tė jetė nė dispozicion tė selektorit Gianni de Biasi.
Nuk e kisha menduar qė do tė ftohesha, por po gėzohem qė ka shkuar aq shpejt. Jam i gėzuar qė jam kėtu, mė kanė pritur mjaft mirė. Ēdo futbollist ka dėshirė tė luajė, por nė fund vendos trajneri. Kryesorja ėshtė ta japėsh maksimumin pėr ekip dhe kur ekipi tė arrijė suksese, kjo ėshtė e rėndėsishme, deklaroi mesfushori i Paderbornit.
Zvicėr Shqipėri, betejė vėllezėrish
Pėrballja ndėrmjet Zvicrės dhe Shqipėrisė do tė jetė njė betejė vėllezėrish, kur kihet parasysh se nė kampionatin zviceran luajnė futbollistė shqiptarė dhe nė Kombėtaren zvicerane paraqiten futbollistė shqiptarė.
Pėr kėtė magazina zvicerane Blick ia ka kushtuar njė tekst tė veēantė ballafaqimit Zvicėr-Shqipėri, qė do tė zhvillohet mė 11 shtator nė Luzern.
Nė fakt, selektori Gianni de Biasi ka ftuar tre futbollistė qė luajnė nė vendin helvetik, siē janė: Jahmir Hyka (Luzern), Armando Sadiku (Lugano) dhe debutuesi Burim Kukeli (Zurich), kurse selektori Ottmar Hitzfeld ka grumbulluar nė ekipin e tij pesė lojtarė shqiptarė: Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
Po ashtu nė kėtė pėrzierje, Blick e ka pėrmendur edhe Lorik Canėn, i cili e pėrfaqėson Shqipėrinė, por qė ėshtė rritur nė Zvicėr, ku kishte shkuar familja e tij si refugjate nė Lozanė para se tė transferohej nė Paris Saint Germain.
Sa vjen e afrohet kjo sfidė vėllazėrore, aq mė i madh ėshtė interesimi i sportdashėsve qė ti shohin tė dashurit e tyre nė fushė.