E Shtunë, 25 Maj 2013E Shtunë, 25 Maj 2013

Falėnderon fansat qė i dhanė fitoren

Nga Express | 18 Qershor 2012 09:55
Madhësia e tekstit:

Konsiderohet e talentuar, e bukur, me njė paraqitje skenike tė veēantė dhe vajzė qė punon shumė. Tė gjitha kėto cilėsi bėnė tė mundur qė ajo tė shndėrrohej nė fituesen e njė ‘talent-show’ tė suksesshėm si “X Factor”. Sheila Haxhiraj tregon ata njerėz qė e ndihmuan pėr tė fituar.

Kur more vendimin pėr tė bėrė audicionin e “X Factor”, ėndėrroje qė mund tė fitoje?

Natyrisht qė jo. Unė thjesht kisha dėshirė tė kėndoja. Mendova qė skena e “X Factor” ishte njė mundėsi pėr t’u promovuar dhe pėr tė nxjerrė nė pah talentin dhe aftėsinė e ēdo konkurrenti. Theksoj qė konkurrenca ishte e madhe dhe e fortė, por gjithashtu edhe dėshira e ambicia ime pėr tė qenė nė finale. Sot jam e lumtur qė arrita kėtė fitore.

Kujt ia dedikon kėtė fitore?

Sė pari televizionit “Klan”, produksionit tė “X Factor” me nė krye tė madhen Grabocka, qė na dha mundėsinė tė shpalosim talentin e tė promovohemi, talentit dhe punės sime tė palodhur dhe tė mentores sime Juliana Pasha, si edhe familjes, miqve e gjithė publikut qė mė ka mbėshtetur dhe votuar. I falėnderoj pafundėsisht tė gjithė!

Kur ka qenė dalja jote e parė nė skenė? Si i pėrjetove duartrokitjet e para?

Pėr herė tė parė kam dalė nė skenė nė moshėn 11-vjeēare, nė “Festivalin e zėrave tė rinj” pėr fėmijė. Si ēdo fėmijė ndjehesha e lumtur qė duartrokitesha nga publiku.

Tė ndalojnė njerėzit nė rrugė? Ēfarė tė thonė?

Po, ndihem e lumtur kur shumė njerėz nė rrugė mė urojnė dhe mė komplimentojnė.

Tė pėlqen qė tani je bėrė vajzė e njohur?

Tė jesh person publik tė bėn tė ndihesh e lumtur pa dyshim, sidomos nė rastet kur merr komplimente dhe urime nga njerėz tė ndryshėm, por gjithashtu mendoj se fakti i tė qenit nė vėmendje tė njerėzve tė vė nė siklet, pasi gjatė gjithė kohės duhet tė jesh e kontrolluar dhe nuk ndihesh e lirė.

Po shoqėria jote, si po reagon me famėn tėnde? Tė ngacmojnė?

Natyrisht qė jo. Janė “ngacmime” pozitive. Jam e bindur qė dhe ata janė tė lumtur njėsoj si unė, janė pėrkrahja dhe mbėshtetja ime.

Je bėrė gjė mendjemadhe?

S’ka arsye tė jem e tillė. Kur njerėzit mė urojnė dhe komplimentojnė, ndihem e lumtur dhe gjithė kjo mirėsi e vlerėsim qė mė japin ėshtė si njė monedhė qė kthehet nga unė me thjeshtėsi, mirėsi dhe njė falėnderim tė pafund pėr tė gjithė.

Po tani si e parashikon karrierėn tėnde? Tė kanė ardhur oferta pėr koncerte gjatė verės?

Faktikisht unė kam njė kontratė me “Berman Brothers” dhe vazhdoj akoma tė menaxhohem nga stafi i “X Factor”. Shpresoj tė kem njė hit veror pėr tė dalė nė tregun shqiptar.

A shqetėsohen prindėrit e tu nga fama jote? Tė lejojnė tė lėvizėsh vetėm?

Prindėrit e mi janė si tė gjithė prindėrit e tjerė. Ata jetojnė me gėzimet dhe shqetėsimet e mia... Kam mbėshtetjen dhe besimin e tyre maksimal.

Po tė dashur ke?

Momentalisht jam single. E gjithė vėmendja ime ėshtė e pėrqendruar tek shkolla dhe karriera e porsa nisur.

Na e pėrshkruaj me pak fjalė eksperiencėn tėnde nė “X Factor”...

Ėshtė njė eksperiencė e paharruar, qė do tė mbetet gjatė nė kujtesėn time. Njohja me shumė shokė dhe miq, njohja me gjithė stafin e “X Factor”-it, puna e palodhur e tė gjithė konkurrentėve dhe e imja sė bashku me mentoren time, Julianėn, pėr muaj tė tėrė, ato emocione tė forta qė kemi kaluar dhe sė fundmi kurorėzimi i fitores time, bėjnė qė “X Factor” tė jetė njė kujtim i paharruar nė jetėn time. Kudo tė jem, do tė kthej kokėn pas dhe do tė kujtoj gjithmonė me nostalgji atė skenė, si njė fillim tė suksesshėm tė karrierės sime tė re artistike.