Viza dhe Deviza
16 Qershor 2012 12:00, Nga Bardh FranguPo nėse Viza kushtėzohet nga Deviza pėr ta ulur krimin e organizuar dhe korrupsionin, ēka mund tė bėjmė ne? Thuaja se asgjė. Dėshmia mė e mirė pėr kėtė ishin dy rastet qė ndodhėn po ditėn e marrjes sė udhėrrėfyesit.
Populli sa mė shumė varfėrohet, aq mė lehtė bėhet i manipulueshėm dhe i nėnshtrueshėm nga pushteti. Kjo gjė jo vetėm qė dihet, por edhe po shihet. Kjo klasė jona politike, nėpėrmjet zhvillimit tė krimit tė organizuar dhe korrupsionit, keqpėrdorimit dhe abuzimit me pushtetin, ka rritur shkallėn e varfėrisė gati nė atė masė sa shumica tė ngjajnė nė llumpoproletarė, tė cilėt njė ditė ndoshta mund ti duhen vetėm lėvizjes populliste Vetėvendosje!, por zor ti duhen njė shteti qė pretendon tė ndėrtojė perspektivė evropiane pėr qytetarėt e tij. E po bėri e iu tek kėsaj lėvizjeje (nė kuadėr tė alternativave tė mundshme) qė tė mos i shėrbej kėsaj qeverie duke emėrtuar si fajtor kujdestar Serbinė dhe Evropėn dhe po iu tek qė nė vend tė kamionėve qė legalisht futen nė Kosovė nga Serbia tė rrokullis xhipet e qeverisė, do tė ndėrtohej njė pamje krejt tjetėr e ambientit politik tek ne. Dhe mbase do tė zbulohej njė fije drite nė fund tė tunelit. Por edhe kjo ėshtė e zorshme tė ndodhė pėr njėmijė arsye qė dihen, sepse kėtu lufta, ndėr tė tjera dhe pėr mė tepėr, ka kuptim edhe pėr emblema dhe simbole; qeveria vendos flamuj shtetėrorė, popullistėt i zėvendėsojnė ata me flamuj kombėtarė dhe krejt kuptimi i tė bėrit politikė nė kėtė vend zbret nė nivel tepėr primitiv, i cili i takon rrafshit debatues se e duam Kosovėn shtet apo krahinė qė duhet bashkuar Shqipėrisė!
Sigurisht qė ēėshtja e papėrgjegjėsisė sė elitės sonė politike ėshtė njė ēėshtje shumė komplekse, sepse ndėrlidhet me shumė faktorė tė brendshėm dhe tė jashtėm, por gjithashtu ėshtė komplekse edhe ēėshtja e inferioritetit tė qytetarisė sonė, e cila vazhdon tė manipulohet sa nga qeveritarėt po aq edhe nga joqeveritarėt e strukturuar nėpėr organizata tė ndryshme pėr tė zhvatur gjithė ato mjete qė derdhen nė kėtė vend. Ndryshe, pėrkundėr faktit se jemi njė shoqėri shumė e mbyllur, e cila edhe luftėn e ka bėrė nė mbėshtetje tė logjikės pėr mbrojtjen e pragut tė shtėpisė, nuk mund tė shpjegohet lehtė indiferenca e qytetarėve karshi krejt kėtyre zhvillimeve qė si pasojė kanė rrėnimin e perspektivės sė tyre. Nė kėtė mėnyrė edhe ėshtė ndėrtuar ndjenja se sikur nė kėtė vend e vetmja formė e organizimit tė jetės ėshtė ajo e hajnisė nė mėnyrat mė tė ndryshme dhe mė bizare! Kėshtu prona publike ėshtė shndėrruar nė njė cofėtinė, tė cilės i jemi vėrsulur si hiena. Madje kjo ndjenjė, pėr mė keq, tė dėrgon shumė pėrtej akceptimit tė formės sė njė kapitalizmi tė egėr. Kjo ndjenjė tė dėrgon tek rasti i njė fshati rrėzė Maleve tė Sharrit, ndodhia e tė cilit ėshtė shndėrruar nė anekdotė. Ndėrsa banorėt e kishin bėrė mėnyrė tė tė jetuarit hajninė, edhe mėsuesi i fshatit ishte detyruar tė merrej me tė dhe si i tillė bashkė me shumė fshatarė tė pėrfundonte nė burg. Kosova jonė kurrė nuk i ka ngjarė mė shumė kėtij fshati, sepse hiq idealistėt e djegur dhe tė shkrumbuar, shumica prej tė cilėve janė shndėrruar nė raste sociale, tė tjerėt (pushtetarė e qytetarė) sikur janė pajtuar se vetėm tė organizuar nėpėr grupe tė interesit, ku zhvillohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, mund tė mbijetojnė nė kėtė vend.
E gjitha kjo na dėrgon tek leximi i udhėrrėfyesit pėr liberalizim vizash, tė marrė solemnisht ditėn e enjte nga Brukseli dhe tek ēėshtja se cila ėshtė perspektiva jonė evropiane nė kėtė rast? Thėnė figurativisht, nėse ky udhėrrėfyes kėrkon njė fotografi rėntgeni pėr trupin tonė, lirshėm mund tė themi se do tė dalim me mushkėri tė shqyera njėsoj si kjo qeveri, e cila pėr hir tė pushtetit mushkėritė i ka arnuar me numra. Po sigurisht qė njerėzit nė Bruksel kėtė fotografi rėntgeni do ta shikojnė si ndonjė mjek i keq, pėr tė cilin me rėndėsi ėshtė terapia dhe pėrshkrimi i barėrave pėr tė, siē kanė bėrė edhe me disa shtete tė rajonit, ndryshe as qė mund tė bėhet fjalė pėr plotėsim kushtesh, tė cilat nėnkuptojnė plotėsim standardesh, pėr tė cilat ne as qė dimė ēka janė. Dėshmia mė e mirė pėr kėtė ėshtė rasti i presidentes sonė, pėrkatėsisht njeriut tė parė tė vendit, e cila nė vend se marrėveshjen politike pėr mandatin e saj ta shndėrrojė nė njė standard politik kaq tė nevojshėm nė kuadėr tė kėtij procesi, ajo bėn tė kundėrtėn, duke shfaqur hapur ambiciet e saja politike dhe duke dėshmuar nė kėtė mėnyrė se postet kėtu kanė vetėm kuptim privilegje dhe jo pėrgjegjėsie. Njėsoj vepron edhe kryeministri, i cili shkarkon njė zėvendėsministėr sapo tė zgjedhur, i cili ishte i ngarkuar me akuza tė ndryshme, por pa e deklaruar vullnetin e tij tė njėmendėt qė me kėtė rast tė nisė pastrimin e qeverisė sė tij, nėn strehėn e sė cilės kanė gjetur vend shumė tė inkriminuar. Me kėtė rast e tepėrt do tė ishte ti fusim kėtu tė bėrat e njeriut tė dytė tė qeverisė dhe imazhin qė ndėrton ai pėr kėtė pushtet.
Po nė saje tė njė leximi tė keq tė plotėsimit tė udhėrrėfyesit ne edhe mund tė pėrfitojmė nga liberalizimi i vizave, por me kėtė treg tė dijes qė kemi krijuar dhe me kėtė nivel tė prodhimit qė kemi do tė gjendemi jashtė ēdo konkurrence edhe brenda rajonit le mė Evropės. Po nėse viza kushtėzohet nga deviza pėr ta ulur krimin e organizuar dhe korrupsionin, ēka mund tė bėjmė ne? Thuaja se asgjė. Dėshmia mė e mirė pėr kėtė ishin dy rastet qė ndodhėn po ditėn e marrjes sė udhėrrėfyesit. Nė rastin e parė nė mėnyrėn mė barbare u vra shefi i Agjencisė Kosovare tė Privatizimit, Dino Asanaj dhe nė rastin e dytė u plagos njė qytetar rasti, ndėrsa grupe kriminale po pėrlesheshin me armė zjarri nė kryeqendrėn tonė, ku duhej tė sillej udhėrrėfyese! Mbase kjo ngjarje kishte ndodhur jo larg stacionit tė policisė, gjė kjo e cila bėn dėshminė mė tė mirė se sa me lehtėsi qytetari ynė vihet mbi ligjin, funksionalizimi i tė cilit do tė duhej tė ishte deviza elementar pėr integrime.
Komentet ()