E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Mėsimi nga hiri nė Jarinė

30 Korrik 2011 13:00, Nga Bardh Frangu

Ne mund ta shajmė Evropėn sa tė duam, madje nė kohėn kur shqetėsueshėm ėshtė rritur numri i atyre qė nė emėr tė kauzave tė pėrēudshme shajnė edhe Amerikėn. Por nuk pėrfitojmė gjė nga kjo

Politika ėshtė art i sė mundshmes. Duket qartė se kaq mundemi dhe dimė ne. Dhe kėshtu si jemi vėshtirė do ta kemi, sigurisht. Njė popull i pjekur politikisht nuk mund tė ndizet nė ēast nga euforia dhe nė ēast tė bėhet shkrumb nga dėshpėrimi. Brenda natės duartrokitjet na u kthyen nė shuplaka. Njė popull i pjekur politikisht nuk do tė lejonte formimin e njė qeverie me mandate tė rezervuara, nė kohėn kur e presin probleme kaq tė mėdha, gjė pėr tė cilėn pata shkruar para se tė bėhej Qeveria, por u pa qartė se lidershipin tonė mė shumė e josh pushteti se shteti.

E lufta e njėmendtė pėr shtetin, pėrkatėsisht pėr shtrirjen e sovranitetit dhe funksionalitetin e tij veēsa ka filluar seriozisht. Intervenimi nė pikat kufitare tė Veriut tė Kosovės nuk ėshtė mė shumė se njė betejė nė luftėn e gjatė qė na pret. Ky fakt ėshtė i mjaftueshėm qė i gjithė problemi tė trajtohet me durim dhe maturi, madje me njė kujdes tė jashtėzakonshėm pėr renditjen e veprimeve me faktorėt ndėrkombėtarė, me tė cilėt nuk jemi tė kėnaqur as ne, por as kundėrshtari ynė, pėrkatėsisht shteti serb.

Se Veriu i Kosovės ėshtė njė gur qė peshon rėndė nė qafėn e shtetit tė ri tė Kosovės, duke e pamundėsuar ecjen drejt shtrirjes sė plotė tė sovranitetit, kjo dihet. Por qė ky gur u shfaq me peshė tė njėjtė edhe nė qafėn e shtetit serb, duke e penguar atė drejt integrimeve evropiane, kjo gjė mbetet pėr t’u parė nė dimensionin e saj real.

Pikat 1 dhe 31 dėshmuan se BE ėshtė tepėr larg gjetjes sė njė zgjidhjeje pėr kėtė problem dhe se dialogu i iniciuar mes palėve nuk mund tė prodhojė rezultate tė pritura, shkaku qė ēėshtja e Veriut tė Kosovės, kėtij rezervati tė krimit, nuk ėshtė trajtuar nga tė gjitha dimensionet. Karota evropiane u pa qė nuk ka shije pėr ata qė hundėt i kanė mėsuar me erėn e barotit, e tė cilėt ishin pjesė e makinerisė vrastare tė Milosevicit dhe qė ende vazhdojnė tė shfaqin rrezik nė kėto hapėsira.

Prandaj, djegia e pikave 1 dhe 31 mė shumė se Prishtinėn e ka tronditur Beogradin. Kjo pėr faktin se, siē kanė vėrejtur edhe analistėt nė Beograd, sulmi barbar nė kėto pika ishte i organizuar. Pėr mė keq, ky sulm ishte i koordinuar nėpėrmjet politikės shtetėrore serbe, e cila ekzekutuesit e kėsaj politike kriminale i ka sjellė nė kėtė rezervat tė pashembullt pėr Evropėn e kėtij shekulli.

Po tashmė nuk ėshtė koha tė merremi me pasojat, tė cilat kanė mundur tė jenė shumėfish mė tė mėdha. Nga kjo betejė, e cila prodhoi dėshmorin e parė nė pėrpjekje pėr shtrirjen e sovranitetit tė shtetit tė ri tė Kosovės, duhet tė nxjerrim mėsime. Maksima se tė tjerėt mund t’i falim, por veten jo nė kėtė rast do tė ishte mėsimi mė i mirė pėr neve.

Nė kėtė kuptim, pėrkundėr tė gjithave qė ka bėrė dhe nuk ka bėrė, mund ta falim edhe EULEX-in. Mbase edhe nuk kemi tė drejtė ta ngrehim nė litar, sepse nė kėto hapėsira tė Ballkanit marrėzitė janė potenciali mė i fuqishėm dhe mė shkatėrrues. Nuk duhet tė harrojmė se pak vite pėrpara, pėrkatėsisht nė vitin e mbrapshtė 2004, edhe KFOR-i qe detyruar tė ikte nga pikat mbrojtėse, shkaku i sjelljeve tona piromane nė luftė pėr tė djegur tė drejtėn historike serbe mbi Kosovėn, tė shprehur nėpėrmjet kishave dhe manastireve. Madje kėtė e bėmė pėrkundėr faktit qė tashmė kishte fituar e drejta etnike dhe e vėrteta pėr Kosovėn.

E nėse pjesėtarėt e KFOR-it u detyruan tė ikin nga ne, pėrse duhet tė hedhim kaq gurė e dru mbi pjesėtarėt e EULEX-it qė kanė ikur nga serbėt? Pėr mė tepėr, kur e dimė se kėta si mision parėsor kanė vėnien e rendit dhe ligjit, por jo edhe luftėn e armatosur me bandat kriminale serbe. Madje, tė gjithė po e shohim sa zor ėshtė tė vihet rendi dhe ligji edhe brenda Kosovės, lėre mė nė atė pjesė plotėsisht tė kriminalizuar.

Sipas njė logjike tė bartur ne mund ta shajmė Evropėn sa tė duam, madje nė kohėn kur shqetėsueshėm ėshtė rritur numri i atyre qė nė emėr tė kauzave tė pėrēudshme shajnė edhe Amerikėn, por nuk pėrfitojmė gjė nga kjo. Madje ėshtė pėr t’u shqetėsuar se si pėr kėtė sharje ėshtė gjetur njė konsensus i pėrbashkėt mes tė gjitha subjekteve politike nė Kosovė dhe mė gjerė, sikundėr qė njė konsensus i tillė ėshtė gjetur pėr KFOR-in nė Serbi, me rastin e ndėrhyrjes nė pikat doganore nė Veri.

Lufta pėr Veriun vazhdon, prandaj duhen tė jenė tė kujdesshėm jo vetėm udhėheqėsit politikė, por edhe ata shpirtėrorė e kulturorė qė tė mos e ngatėrrojmė edhe mė kėtė lėmsh, edhe ashtu zor tė zgjidhshėm. Angazhimet e disa politikanėve dhe intelektualėve, kryesisht pleq me prostata tė dėmtuara dhe tė rinj infantilė, pėr bashkimin kombėtar nė kėtė kohė tė luftės sė nevojshme politike pėr shtrirje tė sovranitetit nė gjithė territorin, nuk janė mė pak se barrikadat qė serbėt, tė motivuar edhe nga kėto ide, hedhin nėpėr rrugėt qė ēojnė drejt pikave 1 dhe 31. E pėr sa kohė kėto pika nuk kontrollohen mė as nga serbėt e as nga shqiptarėt, por nga KFOR-i, ato do tė vazhdojnė tė mbajnė peng edhe sovranitetin e shtetit tonė, por edhe integrimet evropiane tė shtetit serb. Kjo gjė do ta detyrojė faktorin ndėrkombėtar qė tė jetė mė aktiv, ndaj nė kėto angazhime ne si palė duhet tė jemi mė tė qartė dhe me njė strategji mirė tė pėrpunuar, duke mos iu frikėsuar nė asnjė rast dialogut, qoftė edhe me Stefanovicin e kriminalizuar.

Dhe, sigurisht, ajo qė na shqetėson mė shumė dhe qė kėrkon vėmendje mė tė shtuar ėshtė ruajtja e rendit brendapėrbrenda Kosovės. Ndėrsa pakica serbe ėshtė nė krijim tė besimit nė institucionet e Kosovės, nuk duhet lejuar qė tė shembet ky besim. Aq mė tepėr tė lejohet qė dikush nė emėr tė hakmarrjes tė krijojė tensione, tė cilat do ta vėshtirėsonin edhe mė pozicionin nė tė cilin gjendemi tashmė. Mediat serbe veē kanė filluar tė kėrkojnė situata tė ekseseve ndėretnike, ndėrsa mediat tona as pėrafėrsisht nuk janė tė pėrgatitura pėr situata tė tilla.

Ky do tė duhej tė ishte mėsimi qė del nga hiri nė Jarinė.

Komentet ()