E Mërkurë, 22 Maj 2013E Mërkurë, 22 Maj 2013

Panairi i librit me 20 000 vizitorė

Nga Express | 11 Qershor 2012 11:59
Madhësia e tekstit:

Panairi i 14–tė i librit nė Prishtinė ka pėrfunduar, pėrderisa, sipas organizatorėve, ai ėshtė vizituar nga 20 000 veta. Kjo ngjarje po ashtu ėshtė pėrcjellė me rreth 40 aktivitete tė ndryshme. Numri i titujve tė rinj ishte rreth 1600 sish. Tre librat mė tė shitur ishin: “Kosova, 1-3” nga Jusuf Buxhovi, “Njė hap me Rugovėn” nga Adnan Merovci dhe “Bombė nga Beogradi”, nga Albatros Rexhaj.

Edicioni i panairit nė Prishtinė, i cili filloi me katėr qershor tė kėtij viti, ka pėrfunduar tė dielėn nė Prishtinė.

Sipas organizatorėve tė tij, nė kėtė panair kanė marrė pjesė rreth 80 shtėpi botuese, numėr ky i respektueshėm, sipas organizatorėve tė tij, pėrderisa hapja e kėtij panairi ėshtė transmetuar drejtpėrdrejt nga RTK-ja, qė ėshtė hera e parė nė histori tė Panairit.

Nė njė komunikatė pėr shtyp tė Panairit, thuhet se numri i vizitorėve nė Panairin e librit tė sivjetmė ishte rreth 20 000, pėrderisa nuk kanė munguar edhe titujt e rinj.

Ishin rreth 1600 tituj tė rinj qė 80 shtėpitė botuese i promovuan nė kėtė panair, pėrderisa janė numėruar edhe 8000 tituj tė tjerė.

Edhe pse nuk bėhet i ditur numri, Shoqata e Botuesve tė Kosovės ka paraqitur 10 titujt mė tė shitur tė Panairit.

Lista e pėrbėrė nga 10 autorė tė njohur dhe tė rinj, pėrderisa befason Albatros Rexhaj, i cili promovimin nė Panairin e Librit nė Prishtinė e bėri tė premten, por arriti tė jetė nė vendin e tretė pėr librin mė tė shitur.

Nė vendin e parė nė kėtė panair ishte libri “Kosova, 1-3” e autorit Jusuf Buxhovi, i dyti ishte Adnan Merovci me librin “Nė hap me Rugovėn”, i treti Albatros Rexhaj me “Bombė nė Beograd”.

Ndryshe, panairi i sivjetmė u nderua me pjesėmarrjen e ministrit tė Kulturės, Memli Krasniqi, i cili mori pjesė nė ceremoninė e hapjes dhe kryetari i Parlamentit tė Kosovėsk Jakup Krasniqi, i cili vizitoi Panairin nė njė nga ditėt e tij, ku edhe nėnshkroi tetė nga titujt e tij tė botuar.

Panairi sivjet priti edhe mysafirė tė ndershėm siē janė shkrimtarėt Amik Kasoruho, Ridvan Dibra, Mira Meksi, Uran Butka, Visar Zhiti, Flutura Aēka, Agron Tufa, Miranda Haxhia, Enver Bytyēi etj.

Po ashtu, ky panair kaloi edhe nė shenjė tė 100-vjetorit tė shtetėsisė shqiptare, pėrderisa kjo ishte mė e theksuar nė stendėn e bukur tė Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė.

Ndėrkaq, apelit tė botuesve pėr ulje ēmimesh nė 20 pėr qind i janė pėrgjigjur shtėpitė botuese, tė cilat nė disa raste kanė liruar deri nė 50 pėr qind tituj tė caktuar.

Panairi i sivjetmė ėshtė ndihmuar nga Ministria e Kulturės, e Rinisė dhe e Sporteve dhe Departamenti pėr Kulturė i Komunės sė Prishtinės.

Nė fund, drejtuesit e Panairit kanė falėnderuar nė mėnyrė tė veēantė mediat, edhe pse pėr kėtė kanė pasur kritika, qė sipas tyre, informimi ka mundur qė edhe shkrimet tė jenė mė profesionale, duke thėnė “tė mos merren me ēėshtje thuaja periferike, por me Panairin, sepse ai sa ėshtė yni, ėshtė i lexuesve, ėshtė i juaji, i mediave, pra”.

TOP - 10 librat mė tė shitur

1. Jusuf Buxhovi: KOSOVA, 1-3

2. Adnan Merovci: NĖ HAP ME RUGOVĖN

3. Albatros Rexhaj: BOMBĖ NĖ BEOGRAD

4. Blerim Shala: LIBRI I FITORES, 1-2

5. Visar Zhiti: FERRI I ĒARĖ

6. Orhan Pamuk: MUZEU I PAFAJĖSISĖ

7. Elvira Dones: LUFTĖ E VOGĖL E PĖRKOR

8. Ben Blushi: SHQIPĖRIA

9. Adem Demaēi: GJARPINJTĖ E GJAKUT

10. Elif Shafak: DYZET RREGULLA TĖ DASHURISĖ

Komentet ()