E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Filmi qė kėrkon bashkėpunėtorė

Nga Express | 20 Qershor 2012 13:22
Madhësia e tekstit:

Kompanitė Deutsche Telecom dhe AMC janė bėrė pjesė e nismės qė synon krijimin e njė filmi tė kalibrit hollivudian. Nė kėtė film, qoftė si aktorė apo pėrmes ideve tė tyre, do tė mund tė marrin pjesė edhe shqiptarėt.

Filmi qė do tė realizohet quhet “Move On”. Ai do tė punohet nga regjisori Asger Leth, i cili pas vetes ka mjaft ēmime tė fituara ndėrkombėtare. Deri mė tani Leth nė film ka angazhuar aktorin hollivudian Mads Mikkelsen. Ky i fundit njihet pėr rolet e suksesshme nė filmat si “Casino Royale”, “Tre Musketarėt”, “Pėrbindėshat kundėr Alienėve”, “Pėrplasja e Titanėve”, etj.

Ndryshe, ky projekt filmik pėrfshin edhe Shqipėrinė dhe disa shtete tjera tė Evropės Lindore dhe asaj Perėndimore.

“Move On” ėshtė filmi i parė i kėtij lloji, meqenėse kėtu bėhet fjalė pėr filmin e parė interaktiv nė botė - ku publikut i kėrkohet qė tė bashkėveprojė me filmin, duke u bėrė protagonist i tij.

Kompania AMC, e cila ėshtė pjesė e Grupit Deutsche Telecom, po mundėson pėrfshirjen e publikut nė Shqipėri, pėrmes web-faqes qė i ėshtė dedikuar kėtij projekti: https://move-on-film.al/. Bashkėveprimi ėshtė i thjeshtė: gjithkush mund tė postojė idetė e veta nė kėtė web-faqe, ose tė pėrdorė aplikimin Move On, nė mėnyrė qė tė frymėzojė regjisorin Asger Leth.

Si rrjedhojė, krahas vendeve tjera, edhe publiku shqiptar mund tė propozojė rolin pėr aktoren kryesore, njėrėn nga kolonat zanore, njė kafshė shtėpiake qė do tė mund tė marrė pjesė nė film, faqen e parė tė njė gazete me njė lajm tėrheqės, “Njė rol pėr ty” (pėr veten), “Portreti i yllit tuaj nė film” (pllakat apo diēka tjetėr), por edhe tė ndajė njė udhėtim me tren me aktorin Mads Mikkelsen.

Ndryshe, skenat e parapara enkas pėr Shqipėrinė janė: Portreti nė mur, nė restorantin nė tė cilin shkon aktori kryesor; Billboardi nė rrugė, gjatė skenės sė njė aksioni (pamje nga Shqipėria – “Visit Albania”); si dhe njė rol dytėsor i njė figuranti nė tren, krahas Mikkelsen (aplikuesi duhet tė dėrgojė njė video tė tijėn, ku ai shfaq aftėsitė aktoriale).

Komentet ()