Lėvizja Fol ka publikuar raportin Monitoruesi i Prokurimit pėr tremujorin prill-qershor 2012, nė tė cilin Korporatėn Energjetike tė Kosovės e ka nxjerrė nė krye tė listės sė institucioneve qė kanė bėrė shkelje tė ligjit tė prokurimit publik. Sipas kėtij raporti, KEK-u pasohet nga PTK-ja dhe Ministria e Infrastrukturės. Gjithashtu, ky raport pėrfshinė edhe shkeljet ligjore nė prokurim qė i kanė bėrė komuna e Gjilanit, Vitisė, Ferizajt dhe Kamenicės.
Fidan Kalaja, menaxher i projektin nė Fol, gjatė prezantimit tė kėtij raporti tė enjten nė njė konferencė pėr media, ka thėnė se ky ėshtė edhe njė rezultat qė tregon se sa institucionet bėjnė shkelje tė ligjit tė prokurimit publik.
Tė dhėnat e kėtij raporti nė pėrgjithėsi tregojnė njėfarė lloj recidivizmi, kushtimisht tė themi, tė shumė institucioneve sa i pėrket vazhdimit tė parregullsive dhe keqpėrdorimit nė prokurimin publik, e nė mesin e kėtyre institucioneve, patjetėr qė ka prirė Korporata Elektroenergjetike e Kosovės (KEK), ku gjatė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti janė evidentuar gjashtė tenderė nė tė cilėt ka pasur shkelje ligjore gjatė realizimit tė procedurave tė prokurimit, duke u ndjekur pas nga PTK-ja dhe Ministria e Infrastrukturės me nga 3 tenderė, ka thėnė ai.
Sipas tij, KEK-u po e zbaton idenė se shkeljet nė prokurimin publik janė garė, e cila, sipas tij, patjetėr se duhet ti prijė shkeljeve, keqpėrdorimeve dhe aferave korruptive nė prokurimin publik.
Ai duke folur pėr shkeljet ligjore nga institucionet nė 13 tenderė, gjatė periudhės tremujore, ka potencuar dėmet qė i janė shkaktuar buxhetit tė Kosovės nė katėr tenderė prej tyre, nė tė cilat ai ka thėnė se kanė pasur qasje. Ai shtoi se vetėm nė kėta katėr tenderė buxheti ėshtė dėmtuar pėr 2.6 milionė euro.
Buxheti i Kosovės prej 13 tenderėve, ku prej tyre nė tė cilat ka pasur shkelje nga kėto institucione pėr kėta tre muaj, nė vetėm katėr procedura tė prokurimit kemi arritur qė ti sigurojmė vlerat e kontratave dhe vlerat e tenderėve dhe vlera qė ėshtė rrezikuar. Pra, buxheti i Kosovės ėshtė rrezikuar nė gjatė realizimit tė kėtyre procedurave tė prokurimit nė rreth 2.6 milionė euro, ka thėnė ai.
Kalaja ka shtuar se pėr 9 procedurat e prokurimit publikė, gjatė kėtyre tre muajve, tė cilat janė evidentuar shkelje ligjore, nuk kanė arritur qė tė sigurojnė shumat e kontratave, pėr shkak se, siē tha ai, Ligji i Prokurimit Publik nuk lejon publikimin e kontratave dhe njoftimeve pa pėrfunduar procedura. Ai ka thėnė se gjatė hulumtimit tė kėtyre 9 procedurave nė fjalė, kanė evidentuar se shuma e kėtyre kontratave ka qenė me shifra tė larta, qė me ligj tė prokurimit ėshtė prej 100 mijė deri nė mbi 500 mijė. Pra, ai thotė se vlera e cila potencialisht ėshtė rrezikuar qė tė keqpėrdoret ka qenė shumė e madhe.
Ai ka pohuar se, edhe pse kanė pasur rastin qė ti shohin keqpėrdorimet e tilla, nuk kanė pasur rastin qė tė shohin nga autoritetet kontraktuese, pra nga institucionet dhe ndėrmarrjet publike qė tė dėnojnė ose tė suspendojnė zyrtarėt e prokurimit dhe zyrtarė tė tjerė, tė cilėt kanė qenė pjesėmarrės gjatė procesit tė vlerėsimit tė ofertave dhe procedurave tė prokurimit.
Kalaj si alarmante e sheh edhe ēėshtjen se nga ana e hetuesisė nuk ka pasur hetim dhe ndjekje tė rasteve tė korrupsionit nė prokurimin publik. Ai thotė se qė nga tetori i vitit tė kaluare e deri mė tani, prokuroria vetėm pėr pesė raste ka shpallur aktakuza pėr personat e pėrfshirė nė korrupsion nė prokurimin publik. Sipas tij, rangu i zyrtarėve tė pėrfshirė nė korrupsion nė prokurimin publik shkon nga zyrtarėt e rangut mė tė ulėt e deri te zyrtarėt e lartė, siē ėshtė rasti me zėvendėskryeministrin e Kosovės, Bujar Bukoshi.
Kurse Kenan Tore, koordinator i projektit, ėshtė pėrqendruar nė detaje tė raportit, duke shpalosur shkeljet ligjore nė prokurim publik tė Ministrive. Ai nė krye tė listės sė shkeljeve nė kėtė drejtim e ka nxjerrė Ministrinė e Infrastrukturės, e cila ndiqet nga Ministria e Kulturės dhe ajo e Bujqėsisė
Ministritė qė kanė shkelur dispozitat ligjore tė prokurimit publik nė gjithsej 4 tenderė. Ministria e Infrastrukturės me dy aktivitete tė ndryshme prokurimi, bėhet fjalė tė tenderin apo aktivitetin e prokurimit Mirėmbajtja e rrugėve nacionale dhe regjionale 2011-2012 dhe po ashtu Ndėrtimi i rrugės lokale R115 Prizren-Reēan, kurse Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit nė tenderin Ndėrtimi i palestrės sportive nė Komunėn e Klinės faza e dytė, si dhe Ministria pėr Bujqėsi, Pylltari dhe Zhvillim Rural nė aktivitetin e prokurimit Mirėmbajtja, zgjerimi dhe pėrforcimi i kadastrės, tė vreshtave dhe industrisė sė verės nė rajonet e vreshtave tė Republikės sė Kosovės, ka thėnė ai.
Ai ka shtuar se edhe komunat kanė bėrė shkelje ligjore me gjithsej katėr aktivitete tė ndryshme prokurimi, ku ka pėrmendur komunėn e Gjilanit, pėr tė cilėn ka thėnė se ka shkelur dispozitat ligjore nė rastin e anulimit tė tenderit Sanimi i rrugėve dhe trotuareve dhe Mirėmbajtja verore e rrugėve. Pėr komunėn e Vitisė ka thėnė se ka bėrė shkelje nė aktivitetin e prokurimit Zgjerimi dhe shtruarja me zhavorr e trotuarit tė rrugės nga fshati i ri Ramjan. Pėr komunėn e Ferizajt ka thėnė se ka bėrė shkelje tė dispozitave ligjore nė procedurėn e prokurimit me rastin e tenderit Furnizim me sera familjare nė Ferizaj. Ndėrsa pėr Komunėn e Kamenicės ka thėnė se ka bėrė shkelje tė ligjit tė prokurimit publik me rastin e aktivitetit tė prokurimit Hartimi i projekteve ideore dhe kryesore Lot2.
Kurse sa i pėrket dy kompanive, KEK-ut dhe PTK-sė, Tore ka thėnė se KEK ėshtė evidentuar sė ka bėrė shkelje tė ligjit pėr prokurim publik nė rastin e tenderit Furnizim me shirit gome, Ruajtja dhe sigurimi i objekteve tė KEK-ut, si dhe Shitja e thėngjillit. Ndėrsa pėr PTK-nė ka thėnė se ka bėrė shkelje me rastin e tenderit Furnizimi dhe instalimi i kamerave monitoruese dhe Furnizim me set top box.
Sipas tij, njė rol shumė tė mirė nė kėtė drejtim kanė luajtur edhe mediat, ku gjatė kėsaj periudhe kohore mediat kanė publikuar gjithsej 62 artikuj tė ndryshėm, ku prej tyre 21 kanė qenė raportime hulumtuese, kurse 41 sosh kanė qenė nė formėn e lajmeve. /kosovapress/
Komentet ()