E Diel, 26 Maj 2013E Diel, 26 Maj 2013

Ikėn intelektuali kontrovers

Nga Express | 02 Gusht 2012 14:59
Madhësia e tekstit:

Shkrimtari dhe aktivisti i njohur politik amerikan, Gore Vidal, vdiq nė Los Angeles, nė moshėn 86-vjeēare, thuhet nė lajmin e publikuar nga familja nė web-faqen e tij.

Vidal shkroi novela, ese dhe skenarė pėr film dhe teatėr, dhe konsiderohej zėri mė liberal i periudhės sė pas viteve tė 50’a tė shekullit tė kaluar. Ai u lind nė njė familje me ndikim politik nė Amerikė, gjė qė pati ndikim tė madh nė veprimtarinė e tij.

Megjithėse u rrit nė njė rreth qė shumė lehtė mundi ta shndėrronte atė nė njė kryetar tė ri amerikan, ose tė paktėn nė njė politikan tė rangut tė lartė, Gore Vidal gjatė tėrė jetės sė tij u mor me kritika ndaj pushtetit.

Ishte i pasur, i famshėm, dhe shoqėrohej me qarqe njerėzish tė fuqishėm, por fuqia nuk e tėrhoqi asnjėherė. Pėr mė tepėr, pjesėn mė tė madhe tė jetės ia kushtoi kritikimit tė sistemit, nė krye tė tė cilit shpeshherė vinin njerėz qė ai i njihte personalisht. Por, kjo nuk do tė thotė se nuk e sprovoi veten fare nė politikė. Nė vitin 1960 Vidal ishte kandidat i demokratėve pėr Kongres, por u mposht, pėrkundėr mbėshtetjes qė mori nga Roosevelt dhe Truman. E mbėshteste presidentin Kennedy, por pas disa pijve mė tepėr seē duhet, u kap keq me Robert Kennedy, kėshtu qė shumė shpejt filloi qė Keneditė t’i portretizonte si asgjė mė tepėr se “manipulues tė ftohtė”.

Ishte intelektual, dramaturg dhe, bashkė me Norman Miller dhe Truman Capote, njė prej shkrimtarėve tė fundit amerikan qė gjatė jetės gėzonin statusin e yllit. Pjesė tė opusit tė tij krijues janė qindra ese e bestsellerė, si "Lincoln" e "Myra Breckenridge", por edhe shfaqja e shpėrblyer me Ēmimin Tony, "The Best Man".

Mirėpo, njėsoj siē i qėndronte pėrballė establishmentit politik, Vidal pozicionohej edhe ndaj “forcave” letrare, kėshtu qė animoziteti ishte i dyanshėm. Nė tė vėrtetė, pėrveē shpėrblimit prestigjioz National Book Award, Vidal gjatė jetės fitoi fare pak shpėrblime letrare. Pėrkundėr kėsaj, admirimi i tij nuk mungoi, kėshtu qė u bė pjesė e rrethit tė mendimtarėve tė lirė, krah pėr krah me Mark Twain dhe H.L. Mencken.

Intelektualisht i “thyente” politikanėt - e gjallė dhe tė vdekur, tallej me religjionin dhe etikėn, ishte kundėr luftėrave nė Vietnam e Irak, ndėrkohė qė hapėsirėn nė media shpesh e fitonte falė barsoletave nė llogari tė kolegėve tė vetė. Nuk kishte vėshtirė tė krijonte miq (e as armiq). Nė mesin e miqve tė tij ishin Hillary Clinton, Paul Newman e Joann Woodward, Frank Sinatra, Bill Clinton, Marlon Brando, Tennessee Williams, Orson Welles dhe Mick Jagger. Megjithėse, nga ana tjetėr, kishte edhe miq me tė cilėt nuk mund tė lavdėrohej. Njėri prej tyre ishte edhe “Bombahedhėsi nga Oklahoma City”, Timothy McVeigh, me tė cilin, me kalimin e kohės, Vidal krijoi njė “lidhje” interesante. "Ai ėshtė shumė inteligjent. Nuk ėshtė i ēmendur”, pat thėnė Vidal me njė rast pėr McVeigh.

Gore Vidal ishte njė njeri i lexuar, dhe konsiderohej ndėr intelektualėt mė tė admiruar amerikan, edhe pse s’kishte fare fakultet. Klasat i konsideronte tė mėrzitshme. Nė fakt, arriti tė pėrfundojė akademinė elite Phillips Exeter, por pas saj u lajmėrua pėr ushtri, dhe kurrė nuk e regjistroi fakultetin.

Megjithatė, librin e parė tė tij, "Williwaw", e shkroi pikėrisht nė kohėn kur shėrbente nė ushtri. Ishte vetėm 20-vjeēar.

Nga ana tjetėr, i pėlqente tė pinte, e me njė rast deklaroi se i kishte provuar tė gjitha llojet e drogave – tė paktėn nga njėherė. Kurrė nuk u martua, ndėrsa vilėn nė Itali e ndante me partnerin e tij, Howard Austen.

Gore Vidal shpesh bashkėpunoi edhe me Hollywood’in. Shkroi skenarin pėr filmin "Suddenly Last Summer", kurse klasikut tė Hollywood’it, filmit "Ben-Hur", i shtoi njė kontekst tė hollė homoerotik. U mor edhe me aktrim. Aktroi nė filmat "Gattaca", "With Honors" dhe nė satirėn politike "Bob Roberts", ndėrkohė qė u shfaq edhe nė filmin dokumentar pėr homoseksualėt e Hollywood’it, "The Celluloid Closet".

Komentet ()