E Hënë, 20 Maj 2013E Hënë, 20 Maj 2013

E-Book i parė nė Kosovė

Nga Express | 12 Janar 2013 08:19
Madhësia e tekstit:

Agjencia Kombėtare e ISBN-sė, qė funksionon nė kuadėr tė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės, ka lėshuar nė qarkullim ISBN e parė pėr libėr elektronik (E-Book).

E-Book apo libri elektronik kėrkon pajisje me numėr tė posaēėm tė ISBN me anė tė sė cilit ėshtė i dallueshėm nga botimet tradicionale. ISBN me numėr 978-9951-641-00-5 i ėshtė akorduar librit elektronik “Nė kėrkim tė daljes” shkruar nga Albatros Rexhaj dhe publikuar nga Shtėpia Botuese “Filozofia Urbane”.

Ky libėr ėshtė i zhanrit dramė dhe ėshtė publikuar nė formatet elektronike PDF dhe EPUB tė pėrshtatshėm pėr t’u lexuar nė kompjuter, nė tableta si IPAD, por edhe nė telefona me platformė iOS apo Android. Shtėpia Botuese “Filozofia Urbane” synon tė specializohet nė publikimin e librave elektronikė.

Sistemi i ISBN-sė u zhvillua nė kohėn kur kompjuterėt u bėnė tė rėndėsishėm dhe tė domosdoshėm nė botė. Njė numėr i tillė ndėrkombėtar ishte zgjidhje ideale nė kohėn e kompjuterizimit. Kėshtu, pėr nevoja tė ndryshme nė procesin e qarkullimit tė librit, nė vend qė tė bėhen pėrshkrime tė gjata bibliografike, ėshtė i mjaftueshėm numri me vetėm disa shifra.

Sistemi i ISBN-sė (Numri Standard Ndėrkombėtar i Librit) nė nivel ndėrkombėtar ka filluar tė funksionojė nė fillim tė vitit 1970. Ky sistem ėshtė zhvilluar dhe vijon tė zhvillohet, tė ruhet dhe tė koordinohet vite me radhė nga Agjencia Ndėrkombėtare e ISBN-sė. Rreth 160 vende tė botės janė tė integruara nė mėnyrė aktive nė sistemin e ISBN-sė, mes tyre vendeve, qė nga viti 2001, gjendet edhe Kosova.

Agjencia Kombėtare e ISBN-sė funksionon brenda Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės. Ajo pėrkrah nė mėnyrė tė vazhdueshme botuesit e Kosovės pėr integrimin e tyre nė sistemin e ISBN-sė dhe pajisjen e botimeve tė tyre me kėtė numėr.

Komentet ()