Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka theksuar se ndjen keqardhje qė Marrėveshja e Ohrit akoma nuk ėshtė zbatuar dhe ajo sot ėshtė harruar fare.
Nė vitin 2001 u zhvillua njė luftė nė territore tė gjera tė Maqedonisė dhe u arrit nė njė marrėveshje ndėrkombėtare, qė njihet si Marrėveshja e Ohrit. Ne e pėrshėndetėm kėtė Marrėveshje nė mėnyrėn mė tė vendosur e tė bindur se ajo, e zbatuar, do tė japė paqe e stabilitet nė Republikėn mike tė Maqedonisė. Por cila ėshtė situata sot? Ka njė progres tė padiskutueshėm nė zbatimin e Marrėveshjes, sikundėr ka mangėsi tė pajustifikueshme nė zbatimin e saj. Dėgjoni tė flitet mė pėr kėtė Marrėveshje nė rrafshin ndėrkombėtar? Ėshtė harruar fare. Gabim shumė i madh. Nė qoftė se ajo harrohet, ju garantoj se rryma tjetėr, qė thotė se ajo ėshtė tejkaluar, do tė arrijė gradualisht tė bindė njerėzit se ajo nuk ėshtė mė e vlefshme. A kemi njė rrymė nė forcat politike shqiptare nė Maqedoni qė thonė se Marrėveshja nuk ka mė vlerė, se ėshtė tejkaluar? Sigurisht kemi, ka theksuar kryeministri Berisha.
Ai ka thėnė se mendon se Marrėveshja duhet zbatuar pėr tė garantuar paqen dhe stabilitetin nė Maqedoni.
Marrėveshje ishte njė dokument i shkėlqyer, pėr tė garantuar paqen e stabilitetin nė Maqedoni. Ndjej keqardhje se ajo nuk citohet mė, ka theksuar Berisha.
Komentet ()