Hoxhaj: Mendojmë se LDK-ja ka marrëveshje të fshehtë me Vjosa Osmanin për zgjedhjet lokale - Gazeta Express
string(89) "hoxhaj-mendojme-se-ldk-ja-ka-marreveshje-te-fshehte-me-vjosa-osmanin-per-zgjedhjet-lokale"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2021 22:25

Hoxhaj: Mendojmë se LDK-ja ka marrëveshje të fshehtë me Vjosa Osmanin për zgjedhjet lokale

Lajme

Gazeta Express

22/04/2021 22:25

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se janë ndjerë të befasuar nga qëndrimi i LDK-së për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Ai mendon se për këtë mbështetje, pati marrëveshje paraprake për zgjedhjet lokale, mes LDK-së e Vjosa Osmanit.

Lexo Edhe:

”Besa na ka habitur qëndrimi i kolegëve tanë opozitar i LDK-së. Që pa ndonjë kusht, pa ndonjë arsye, po sigurisht me ndonjë marrëveshje për zgjedhje lokale apo ndonjë marrëveshje të fshehtë vendosën ta mbështesin pushtetin absolut të Albin Kurtit”, tha Hoxhaj.

Ai thotë se kanë pritur koordinim nga LDK-ja për krijimin e një kulture të re politike ku presidenti zgjidhet në mënyrë të re konsensuale

”LDK ka marrëveshje me zonjën Osmani. Ne mendojmë kështu. Ne kemi pritur që partitë politike opozitare mund të koordinohen. Kemi pritur që LDK do duhej të koordinohej së bashku me ne dhe AAK-në, për krijimin e një kulture të re politike ku presidenti zgjidhet në mënyrë të re konsensuale”, tha ai në Rubikon.