Kryeministri i vendit Avdullah Hoti është drejtuar në objektin qeveritar ku zyrtarisht do të marrë postin e shefit të ekzekutivit.
Hoti shkurt tha se si kryeministër i vendit po ndihet shumë mirë. “Po ndihem mirë, një ditë e zakonshme pune.
E kemi një program qeverisës dhe do të vazhdojmë me të”, tha Hoti kur u pyet për punën e parë që do ta bëjë si kryeministër.