Hoti u kërkon deputetëve ta miratojnë buxhetin e rishikuar që të paguhen të papunët dhe bizneset - Gazeta Express
string(96) "hoti-u-kerkon-deputeteve-ta-miratojne-buxhetin-e-rishikuar-qe-te-paguhen-te-papunet-dhe-bizneset"

Hoti u kërkon deputetëve ta miratojnë buxhetin e rishikuar që të paguhen të papunët dhe bizneset

Gazeta Express

13/07/2020 10:20

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pak orë para seancës ka kërkuar nga deputetët që të miratojnë buxhetin e rishikuar për vitin 2020, raporton Gazeta Express.

Gjithashtu, kreu i Qeverisë ka kërkuar që deputetët t’i miratojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

Ai ka shkruar se kjo i hap rrugë Kosovës që të vazhdohet me pagesën për të papunët dhe bizneset.

“Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti”, ka shkruar kryeministri. /GazetaExpress/