Haradinaj: Pozicionet kundërshtuese që kisha ndaj Speciales nuk ishin politike - Gazeta Express
string(77) "haradinaj-pozicionet-kundershtuese-qe-kisha-ndaj-speciales-nuk-ishin-politike"

Haradinaj: Pozicionet kundërshtuese që kisha ndaj Speciales nuk ishin politike

Gazeta Express

09/07/2020 21:14

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se është dashur që Gjykata Speciale të krijohet brenda Kosovës. AAK ishte dnër partitë që votoi kundër themelimit të kësaj Gjykate, por Haradinaj thotë se kundërshtimet e tyre nuk ishin politike.

“Pozicionet kundërshtuese që kisha ndaj Speciales nuk ishin politike”, thotë Haradinaj.  

Lexo Edhe:

|Ne kemi një sistem ligjor shumë mirë të ndërtuar. Vetë fakti që Gjykata jonë Kushtetuese ka rrëzuar një president tegon këtë. Unë kam folur me ndërkomëbtarët. Kam kërkuar që pas 12 viteve të investimit në sundim të ligjit, dhe drejtësi në Ksoovë, pse Gjykata të mos krijohet këtu.”, shton ai.

“Pse Gjykata të mos krijohet përsëri me fonde të BE’së këtu me ekspertë të tyre. Por edhe me ekspertizë të tyre”

Haradinaj po ashtu thotë se Gjykata është selektive në punën e saj. Sipas tij, pse nuk është krijaur një gjykatë që heton krimet e masakrave të Krushës, por vetëm ato të UÇK’së. Haradinaj shton se fakti që Gjykata ndodhet jashtë Kosovës, rritet presioni ndaj UÇK’së në arenën ndërkombëtare./Express/