Haradinaj e quan Kurtin qyqar, kundërshton zgjedhjet - Gazeta Express
string(51) "haradinaj-e-quan-kurtin-qyqar-kundershton-zgjedhjet"

Haradinaj e quan Kurtin qyqar, kundërshton zgjedhjet

Gazeta Express

26/05/2020 23:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “qyqar” kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “vendi nuk bën të kthehet në zgjedhje për shkak të një qyqari që s’po mund ta bëjë qeverinë”.

Lexo Edhe:

Sipas Haradinajt, Kurti “po kujton që mund të bëjë eksperimente”.

Haradinaj ka thënë se “vendi nuk bën të kthehet në zgjedhje për shkak që vetëm Albin Kurti u tregua i humbur, e humbi shumicën e vet, e la vendin midis pandemia pa qeveri”.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk mundet “një parti, me vetëm 26% për qind, ta çojë vendin në zgjedhje”.

“Për budallakinat tuaja ta çojmë vendin në zgjedhje a?”, ka pyetur Haradinaj. /Express/