Gruaja e Messit e pakënaqur në Paris, e preferon rikthimin në Barcelonë - Gazeta Express
string(70) "gruaja-e-messit-e-pakenaqur-ne-paris-e-preferon-rikthimin-ne-barcelone"

Gruaja e Messit e pakënaqur në Paris, e preferon rikthimin në Barcelonë

Futboll

Gazeta Express

16/01/2022 10:52

Lionel Messi e ka gjetur veten në udhëkryq për të ardhmen e tij. Familja e tij nuk po ambientohet dot me jetën në Paris.

Superylli argjentinas iu bashkua Paris Saint-Germain nga Barcelona verën e kaluar, por gjërat nuk kanë shkuar plotësisht sipas planit.

Lexo Edhe:

Messi e ka gjetur rrjetën vetëm një herë deri më tani në Ligue 1 këtë sezon dhe nuk ka arritur të përsërisë formën e tij të Barçës në kryeqytetin francez.

Megjithatë raportet e reja thonë se është jashtë fushës ku gjërat janë më të vështira për 34-vjeçarin për momentin me familjen e tij që thuhet se nuk është ambientuar në Paris.

Pretendohet se bashkëshortja e Messit, Antonela Roccuzzo nuk po e shijon jetën në Francë, madje i ka thënë bashkëshortit se do të preferonte të rikthehej në Barcelonë. /Gazeta Express/