Grenell kujton kohën kur Kurti hodhi gaz lotsjellës, përkundër thirrjeve të Obamës e Bidenit - Gazeta Express
string(91) "grenell-kujton-kohen-kur-kurti-hodhi-gaz-lotsjelles-perkunder-thirrjeve-te-obames-e-bidenit"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 17:34

Grenell kujton kohën kur Kurti hodhi gaz lotsjellës, përkundër thirrjeve të Obamës e Bidenit

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 17:34

Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot ka reaguar pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem pas njohjes reciproke me Izraelin, vendim ky që doli si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit e sponzorizuar nga Administrata Trump, shkruan Gazeta Express.

Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan” që ka qenë kundër secilës Administratë amerikane që nga koha e Bill Clinton.

Lexo Edhe:

Grenell nuk është ndalur me vetëm një reagim. Ai ka shkruar përsëri në llogarinë e tij në twitter, duke thënë se Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës për të ndalur Demarkacionin me Malin e Zi të cilin e kishte mbështetur presidenti amerikan, Barack Obama.

Emisari amerikan thotë se edhe Joe Biden i kishte kërkuar atë kohë Kurtit që të mbështeste demarkacionin, por thotë se ky i fundit pavarësisht thirrjeve të Biden “shkoi në drejtim terrorist”.

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit ”, ka shkruar Grenell.

/Express/