Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it në lagjen "Arbëria" në Prishtinë - Gazeta Express
string(72) "gjenden-mbetje-mortore-ne-bazen-e-kfor-it-ne-lagjen-arberia-ne-prishtine"

Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

29/10/2021 19:24

Mbetje mortore janë gjetur sot në bazën e KFOR-it në lagjen Arbëria në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella.

Lexo Edhe:

Ai tha se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re.

“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka thënë Minutella.