Gërvalla Schwarz: Osmanit nuk i mbeti vend në LDK, e larguan në mënyrën më të shëmtuar të mundshme - Gazeta Express
string(96) "gervalla-schwarz-osmanit-nuk-i-mbeti-vend-ne-ldk-e-larguan-ne-menyren-me-te-shemtuar-te-mundshme"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 23:33

Gërvalla Schwarz: Osmanit nuk i mbeti vend në LDK, e larguan në mënyrën më të shëmtuar të mundshme

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 23:33

Kandidatja e VV’së për deputete, Donika Gërvalla Schëarz, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se Vjosa Osmanit nuk i mbeti vend në LDK.

Madje ajo tha se Osmanin e larguan partia e saj në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Lexo Edhe:

“Osmanit nuk i mbeti vend në LDK, ajo nuk u largua, por e larguan në mënyrën më të shëmtuar të mundshme”, është shprehur Gërvalla Schëarz në T7.

Tutje, ajo sqaroi edhe pse u largua nga LDK’ja, shkruan Express.

“Momenti kur unë jam larguar nga LDK’ja nuk është përplasja ime fizike përpara Këshillit të Përgjithshëm por unë edhe mbas atyre skenave të shëmtuara jam munduar megjithatë brenda LDK’së të përpiqem që me sa më shumë njerëz të realizojmë atë që secili votues i LDK’së e ka kërkuar nga ne. Pra të rrijmë në LDK dhe të kujdesemi që LDK’ja të mos mbetet e pareformuar dhe të thyhet betoni që e ka krijuar Isa Mustafa me një pjesë të Kryesisë së LDK’së, që të gjithë i njohim”, tha

“Unë jam larguar nga LDK’ja në momentin që rezolucioni im ka qenë që sado djem e vajza të mira të këtë në këtë strukturë të LDK’së kaq është Kryesia e LDK’së jo e gatshme, ndoshta tërësisht e paaftë që t’i lejojë ata djem dhe vajza në këtë strukturë. Kur kam kuptuar që kjo strukturë s’bën reformë unë jam larguar”, shtoi ajo./Express/