Gaz Muhaxheri tha se nesër kalon Rimëkëmbja, Hoxhaj tregon se a e voton PDK'ja - Gazeta Express
string(76) "gaz-muhaxheri-tha-se-neser-kalon-rimekembja-hoxhaj-tregon-se-a-e-voton-pdkja"

Gazeta Express

24/11/2020 21:28

Gaz Muhaxheri tha se nesër kalon Rimëkëmbja, Hoxhaj tregon se a e voton PDK’ja

Gazeta Express

24/11/2020 21:28

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do ta votojnë Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike në formën në të cilën është tani.

Nënkryetari i LDK’së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se nesër do të kalojë ky ligj në Kuvend pasi ka dështuar disa herë.

Lexo Edhe:

Hoxhaj në emisionin Pressing në T7 ka thënë se nuk duan ta marrin përgjegjësinë e një ligji të keq kur ky ligj të dështojë në pranverë.

“Ne e kemi diskutuar gjatë këtë temë me kryeministrin. Kanë pasur disa takime zotin Hamza dhe Krasniqi. Ne mendojmë që ky ligj në këtë formë është një qasje e gabuar. Qeveria ka humbur shumë kohë. Nëse do të miratohej më herët do të kishte efekt tjetër në ekonomi. Nëse Qeveria është e gatshme që të ulet dhe të diskutoj me PDK’në dhe të merr disa prej sugjerimeve tona në konsideratë, ne jemi të gatshëm që për shkak të qytetarit e jo qeverisë, të votojmë Ligjin. Qeveria ka dështuar të menaxhojë pandeminë, por edhe pasojat që kanë ardhur nga pandemia”, ka thënë Hoxhaj.

“Propozojmë që të paguhen të gjithë punëtorët që kanë humbur vendin e tyre të punës. Po ashtu edhe të japim grante për biznese që të marrin veten pas krizës”, shtoi raporton Gazeta Express. /GazetaExpress