Gaxherri: Opozita të bëjë kompromis për rimëkëmbjen ekonomike, siç bëmë ne për buxhetin - Gazeta Express
string(85) "gaxherri-opozita-te-beje-kompromis-per-rimekembjen-ekonomike-sic-beme-ne-per-buxhetin"

Gazeta Express

23/09/2020 23:46

Gaxherri: Opozita të bëjë kompromis për rimëkëmbjen ekonomike, siç bëmë ne për buxhetin

Gazeta Express

23/09/2020 23:46

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se deputetët e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës duhet të bëjnë kompromis e të votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Sipas saj, kompromis kanë bërë më herët edhe deputetët e pushtetit duke “tërhequr amendamentet nga Buxheti”.

“Po kërkoj nga deputetët nga opozita, se s’humbin vota nëse e votojnë këtë ligj. Po bëhet për të gjithë. Ta kalojmë edhe këtë ligj e pastaj këto mjete, që janë mbërri të investohen në Kosovë përmes marrëveshjes me Amerikën dhe pakos për rimëkëmbjen ekonomike, edhe nëse arrijmë me qytetarët të menaxhojmë mirë pandeminë, hendeku i shkaktuar nga pandemia nuk do të vërehet. Ndoshta do të kemi fat në këtë fatkeqësi e të ecim përpara më mirë”, ka thënë ajo në KTV, duke shtuar se “ne kemi bërë ligjin më mirë se çdo propozim i tyre por duhet të bëjmë kompromise”.

Lexo Edhe:

Kompromis ajo thotë se kanë bërë edhe deputetët e pushtetit kur në Kuvend u votua Ligji për Buxhetin.

“Janë votuar amendamentet e tyre, po them për herë të parë, që neve na është kërkuar, deputetëve të mazhorancës të hiqnim amendamentet tona për t’iu dhënë hapësirë deputetëve të opozitës e u kemi dhënë dhe i kemi kaluar mbi 70-80 për qind të tyre. Kompromisi fatkeqësisht po bëhet edhe brenda koalicionit, edhe me opozitën dhe po mendoj se jemi ende shumë të papjekur politikisht në përgjithësi”, ka deklaruar tutje Gaxherri.