Kthehu lart

Zjarrfikësit kthejnë në jetë macen e asfiksuar

Zjarrfikësit kthejnë në jetë macen e asfiksuar GazetaExpress

Zjarrfikësit rusë nga Ministria Ruse e Situatave Emergjente e shpëtuan një mace në Volgograd, duke kryer reanimacionin kardiopulmonar dhe duke përdorur oksigjenin nën presion nga një kuti.

Kjo erdhi pasi një zjarr masiv shpërtheu në një apartament dhe zjarrfikësit e gjetën këtë mace që mezi merrte frymë pranë shkallëve të një banese.

E kapën dhe e hoqën nga aty duke e dërguar jashtë, e më pas e gjetën edhe pronaren e saj e cila po qante me të madhe për kafshën e saj të dashur.

Zjarrfikësit e hapën një rezervuar oksigjeni që ta ndihmojnë macen të merrte frymë. Njëri prej tyre e pompoi gjoksin e saj për pak kohë deri sa ajo u rikthye në jetë.

    Data: 28 Shkurt 2018 02:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera