Kthehu lart

Vizitorët e restorantit mbetën të befasuar me minjtë që lëviznin në rresht

Vizitorët e restorantit mbetën të befasuar me minjtë që lëviznin në rresht GazetaExpress

Derisa po drekonin në një restorant në Kinë, vizitorët u befasuan me një grup minjsh që provonin të hynin nën tavolinë.

Ata u ngritën në këmbë dhe përpiqeshin t’i largonin brejtësit, që lëviznin në rresht, transmeton Telegrafi.

“Invazioni i minjve, që janë shndërruar në shumëkëmbësh” si dhe “ikni njerëz, ky mund të jetë fundi”, janë dy prej komenteve për ngjarjen.

Në anën tjetër, njohësit kanë thënë se kjo skenë është e zakonshme, kur minjtë janë të vegjël dhe sapo kanë ardhur në jetë.

Për shkak se e kanë shikimin e dobësuar, ata kapen mes vete dhe shkojnë pas nënës, që i drejton për në hapësira të sigurta.

    Data: 07 Mars 2018 02:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera