Kthehu lart

Video që vërteton që fantazmat ekzistojnë vërtetë

Video që vërteton që fantazmat ekzistojnë vërtetë GazetaExpress

Një kapës i fantazmave ka filmuar një pamje të shkurtër të personit të fundit të vrarë në burgun më të përfolur të Britanisë, transmeton Gazeta Express.


Kjo pamje u kap në kamerë nga Tony Ferguson, që vendosi të vizitojë burgun me gruan e tij, Bev, duke pasur parasysh që aty ishin vrarë disa nga kriminelët më të rrezikshëm
në vend.

Pasi që u siguruan që ishin të vetmit persona që ishin në atë vend, çifti kapi disa pamje të ndryshme paranormale.

 Kjo përfshin edhe zëra të çuditshëm edhe hije e drita të ndryshme që fluturonin përreth dhomës.

32 vjeçari beson që ka parë fantazmën e William Hampton, personit të fundit të varur në atë vend.

Ai ka shtuar se janë të tronditur na pamjet që kanë parë.

William Hampton ishte dënuar më 24 korrik të vitit 1909 me vdekje.

Një muaj më herët, 24 vjeçari kishte vrarë të dashurën e tij Emily Tredea, 16 vjeçare.

Dyshja ishin fejuar në vitin 1908, mirëpo, një muaj më vonë pasi që Emily vendosi të ndahej nga ai, Hampton e vrau në shtëpinë ku ajo jetonte.

Vrasësi u dorëzua vetë në polici dhe ishte personi i fundit që u ekzekutua në këtë burg.

Nga viti 1735 deri në vitin 1909 aty u vranë 60 persona, në mesin e tyre edhe tetë gra./Express/

    Data: 10 Janar 2018 16:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera