Kthehu lart

Vetëm përzieni këta tre përbërës dhe spërkatni xhamin: Xhamat e veturave më nuk do të kenë akull!

Vetëm përzieni këta tre përbërës dhe spërkatni xhamin: Xhamat e veturave më nuk do të kenë akull! GazetaExpress

Për përgatitjen e këtij lëngu të fuqishëm duhet të ndani një sasi shumë të vogël parash. Shkrirja e akullit nga xhamat e veturave për shumicën e shoferëve është e obligueshme të përgatiten për ngasje në muajt e dimrit.

Shtresa e fortë e akullit na detyron ta heqim akullin me gërryese në dorë dhe të luftojmë me mungesën e kohës gjatë nxitimit të mëngjesit, andaj të vetmen gjë që shumica e shoferëve do ta dëshironin është lëngu shpëtimtar i cili shkrin sipërfaqet e akullta!
Ju nevojiten vetëm tre përbërës – alkool, detergjent për enë dhe uji i nxehtë, si edhe një shishe me spërkatës

Udhëzim:
Në shishen me spërkatës qitni:
– 1 dl 70% alkool,– 5 pika detergjent për enë, dhe– 4 dl ujë të nxehtë

Mbylleni shishen, tundeni dhe filloni aksionin.
Lëngu pas eliminimit fillestar të akullit edhe një kohë do të mbrojë xhamin nga shtresa e akullit.

    Data: 28 Shkurt 2018 07:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera