Kthehu lart

Vdes pasi hëngri thonjtë

Vdes pasi hëngri thonjtë GazetaExpress E mërkurë, 12 Mars 2014 11:10

Prej pak kohësh kishte mbushur 40 vjeç, dhe anglezi John Gardener, lojtar amator futbolli gjeti vdekjen si pasojë e një ataku në zemër.

Gardener ishte prekur nga një infeksion i rëndë si pasojë e vesit të tij për të ngrënë thonjtë. Një gjest i cili përsëritej aq shpesh sa që burri nuk ndjente asnjë dhimbje.

Por si pasojë e infeksionit prej ngrënies së thonjve ai u prek nga një goditje në zemër e cila i shkaktoi vdekjen pas dy javësh qëndrimi në spital.

Familja e 40 vjeçarit është në gjendje shoku, ndërsa mjekët kujtojnë se si duart e John ishin gjithnjë në gjendje të keqe dhe të dëmtuara.

Data: 12 Mars 2014 11:10
Autori: GazetaExpress

Abonohu për lajmet e fundit

  • Njerëzit me fuqi mbinatyrore 0

Të tjera