Kthehu lart

U godit nga një pemë në park, kërkon 200 milionë dollarë dëmshpërblim

U godit nga një pemë në park, kërkon 200 milionë dollarë dëmshpërblim GazetaExpress

Kemi dëgjuar për shumë padi interesate, mirëpo shuma e kësaj padie është gjigante

Një grua që pësoi lëndime të rënda, pasi u godit nga një pemë, derisa ecte me tre fëmijët e saj në “Central Park” në New York, sot ngriti një padi me kërkesë për dëmshpërblim prej 200 milionë dollarësh.

Anne Monoky paditi qytetin e Nju Jorkut, administratën e Parkut Qendror dhe tri kompanitë që veprojnë në park.

Ajo kishte mbetur me 4 thyerje në qafë, dy nga të cilat tani janë shëruar, mirëpo mjekët i kanë thënë se dy tjerat nuk do t’i shërohen kurrë. Qyteti nuk ka dhënë ende ndonjë koment.

    Data: 27 Shkurt 2018 03:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera